BQK-ja nis publikimin e pasqyrave për mikrofinancat

Publikuar: 30.01.2013 - 09:29

Prishtinė, 30 janar - Banka Qendrore e Kosovės nga e marta do tė nisė publikimet e zakonshme edhe pėr qarkullimet financiare tė institucioneve mikrofinanciare, institucioneve qė merren me lizing, si dhe statistikat mbi institucionet qė merren me transferimin e parave. Publikimi i kėtyre tė dhėnave, sipas BQK-sė, bazohet nė ligjin qė rregullon operimin e kėtij institucioni. Njėkohėsisht, publikimi i kėtyre tė dhėnave i ėshtė kėrkuar BQK-sė edhe nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

“Statistikat e publikuara mbi institucionet mikrofinanciare dhe institucionet qė merren me lizing pėrfshijnė bilancin e gjendjes, kreditė sipas sektorėve institucionalė dhe ekonomikė, lizingun, kreditė e reja tė lėshuara, normat efektive tė interesit nė kredi dhe bilancin e suksesit”, thuhet nė njė kumtesė tė Bankės Qendrore.

Ndėrkohė, statistikat e publikuara mbi agjencitė pėr transferimin e parave, sipas kumtesės sė BQK-sė, pėrfshijnė bilancin e gjendjes, transferimet ndėrkombėtare dhe bilancin e suksesit, shkruan sot “Koha Ditore”.