Për kompanitë që shkelin rregullat e zonave ekonomike, dënime 2-10 mijë euro

Publikuar: 29.01.2013 - 18:12

Prishtinė, 29 janar - Komisioni pėr Zhvillim Ekonomik ka vendosur shumėn e dėnimeve pėr kompanitė qė janė tė vendosura nė zonat ekonomike dhe qė ato i shkelin rregullat e funksionimit nė to. Shuma e vendosur sillet nga 2 mijė deri nė 10 mijė euro. Instituti GAP vlerėson se mė mirė ėshtė tė merren me largimin e procedurave burokratike, sesa tė vendosin dėnime.Kompanitė qė shkelin rregullat e zonave ekonomike pritet tė marrin dėnime qė tejkalojnė shumėn nga 2 mijė deri nė 10 mijė euro.

Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e Komisionit pėr Zhvillim Ekonomik, nė tė cilin ėshtė zhvilluar njė debat i gjatė mes anėtarėve, raporton KTV.

Mirėpo, me kėtė ndryshim nuk po pajtohet Instituti GAP, i cili ka bėrė njė analizė nė lidhje me funksionimin e zonave ekonomike, nė tė cilat institucionet e vendit kanė harxhuar miliona euro nė investime.

Sipas tyre, kėto zona ekonomike nuk mund tė jenė tė suksesshme pėr shkak tė procedurave tė shumta burokratike, qė kanė ndikuar nė largimin e kompanive.

Instituti vlerėson se e vetmja zonė ekonomike qė ka mundur tė funksionojė si duhet deri tash ėshtė ajo e ndėrtuar nė komunėn e Suharekės, nė tė cilėn janė tė punėsuar rreth 400 persona.