“Toyota” sërish prodhuesi më i madh i automobilave në botë

Publikuar: 28.01.2013 - 14:48

Tokio, 28 janar - Kompania “Toyota” nė vitin 2012 u bė pėrsėri prodhuesi mė i madh i makinave nė botė.

Gjatė vitit tė kaluar u shitėn 9.75 milionė automjete “Toyota”, qė ėshtė 22% mė e lartė se ajo e vitit 2011. Prodhimi i “Toyota” nė vitin 2011 u dėmtua rėndė nga fatkeqėsitė natyrore nė Japoni dhe Tajlandė, ku ndodhen fabrikat e kompanisė pėr montimin e makinave dhe prodhimin e komponentėve plotėsuese.

Prodhuesi mė i madh i makinave nė vitin 2011 u shpall kompania amerikane “General Motors”.