KOSTT-i shkel Ligjin e prokurimit “për të kursyer buxhetin”

Publikuar: 23.01.2013 - 09:13

Prishtinė, 23 janar – Kompania “Enbi Power” mė kot ishte shpallur fituese e llotit tė dytė tė tenderit tė iniciuar nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), pėr rehabilitimin e stabilimenteve tė TL nė NS 110/10kV Prizreni 3. Vonesa prej 20 minutash nė dorėzimin tenderit i ka kushtuar kėsaj kompanie me humbje tė kontratės nė vlerė prej 1 milion e 699 mijė eurosh. Dorėzimi me vonesė i ofertės ėshtė nė kundėrshtim me Ligjin pėr prokurimin publik.

Zyrtarėt e KOSTT-it kėtė shkelje ligjore e kanė bėrė me vetėdije, ndėrsa janė arsyetuar se kanė dashur tė kursenin buxhetin e kompanisė.

Konstatimet pėr shkeljet ligjore nė kėtė tender janė bėrė nga organi shqyrtues i prokurimit, e cili ka vendosur qė lloti i dytė tė kthehet nė rivlerėsim (gjerėsisht nė “Kohėn Ditore”).