Eurozona, me kryetar të ri

Publikuar: 22.01.2013 - 21:26

Bruksel, 22 janar - Eurozona ka emėruar ministrin holandez tė Financave, Jerun Dejselblum, pėr kryetar tė ri tė eurozonės, post ky tė cilin deri tash e mbante Jean Claude Junker. Dejselblum deklaroi se dėshiron qė Eurozona tė vazhdojė rrugėn e reformave ekonomike dhe me masat e kursimit pėr tė zgjidhur kėshtu krizėn e borxheve. “Solidariteti ėshtė nė majėn e prioriteteve tė mia dhe jam i bindur qė angazhimi pėr buxhetet e baraspeshuara nė shtetet e ndryshme nuk ėshtė nė konflikt me qėllimin e solidaritetit”, tha zyrtari holandez. Dejselblum ėshtė konfirmuar kryetar i eurozonės nė njė takim tė ministrave, i cili ėshtė mbajtur nė Bruksel. Ai, megjithatė, nuk ka arritur tė fitojė mbėshtetjen unanime, pasi Spanja ka votuar kundėr tij.  Dejselblaum i cili nė aspektin politik i takon qendrės sė djathtė dhe ministėr i Financave ishte vetėm gjashtė javė para se tė merrte ftesėn nga Eurogrupi.