OKB: 4 milionë u shtohen të papunëve në botë

Publikuar: 22.01.2013 - 21:15

Gjenevė, 22 janar - Numri i tė papunėve nė botė ėshtė rritur pėr 4 milionė nė vitin 2012, duke arritur nė 197 milionė gjithsej dhe pritet qė ky numėr tė rritet edhe mė tej, paralajmėron agjencia e OKB-sė pėr punėsim. Nė njė raport, Organizata Ndėrkombėtare e Punėsimit njofton se mė tė prekurit janė tė rinjtė: rreth 13% e personave nėn 24 vjeē janė tė papunė. Kjo organizatė parashikon qė numri i tė papunėve tė rritet pėr 5.1 milionė kėtė vit dhe pėr 3 milionė nė vitin 2014. Raporti i titulluar “Trendet Globale tė Papunėsisė 2013”, njofton se 6% e forcės punėtore nė botė mbeti pa punė gjatė 2012-ės. Aty gjithashtu thuhet se ėshtė rritur ndjeshėm edhe numri i atyre qė nuk gjejnė punė pėr njė kohė tė gjatė, duke theksuar se njė e treta e tė papunėve nė Evropė janė nė kėrkim tė njė pune prej mė shumė se 1 viti.