BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri 1.8%

Publikuar: 22.01.2013 - 21:03

Tiranė, 22 janar - Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim deklaroi se ekonomia shqiptare u rrit me 1.8 pėr qind nė vitin 2012, duke korrigjuar pozitivisht vlerėsimin e mėparshėm. Nė tetor BERZH kishte deklaruar se rritja ekonomike pėr vitin 2012 do tė ishte rreth 0.6 pėr qind, por ecuria e mirė e prodhimit nė tremujorin e tretė ka ndryshuar edhe vlerėsimin pėrfundimtar.“Ekonomia shqiptare u ngadalėsua dukshėm nė gjashtėmujorin e parė tė vitit, por rritja u pėrshpejtua nė tremujorin e tretė si rezultat i gjallėrimit nė sektorin e manifakturės dhe industrive nxjerrėse”, vlerėson BERZH nė raport. Megjithatė ky institucion paralajmėron se lidhjet e ngushta tė Shqipėrisė me Italinė dhe Greqinė do tė vazhdojnė tė shėrbejnė si njė faktor frenues mbi rritjen ekonomike edhe gjatė vitit tė ardhshėm, ndėrsa borxhi i lartė publik nuk lejon hapėsira pėr stimul fiskal. Ekonomia shqiptare ka vijuar tė mbajė njė normė mė tė lartė rritje se ekonomitė e tjera tė rajonit duke u renditur e dyta pas Kosovės, ku prodhimi kombėtar u rrit me 2.5 pėr qind.