Kosova prezanton prodhimet bujqësore dhe ushqimin në Berlin

Publikuar: 18.01.2013 - 16:29

Berlin, 18 janar - Nė Javėn e Gjelbėr Ndėrkombėtare nė Berlin pėrfaqėsohet edhe Kosova nėpėrmjet ministrit tė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, i cili sė bashku me 83 ministra homologė nga shumica e shteteve tė botės, tė enjten mori pjesė nė hapjen e kėsaj ngjarje promovuese qė vlerėsohet tė jetė mė e madhja nė botė sa i pėrket promovimit tė ushqimit.

Nė kuadėr tė kėsaj jave, ushqimi dhe produktet kosovare po prezantohen edhe nė panairin mė tė madh botėror pėr ushqim, bujqėsi e kopshtari dhe pėrmes njė restoranti kosovar, tė kontraktuar nga MBPZHR-ja, me lėngje tona, birrėn “Peja”, me verėra dhe produkte tė tjera pėr vizitorėt.

Stavileci tha se pėrpos ekspozimit tė prodhimeve kosovare dhe prezantimit tė kulturės dhe traditės sė ushqimit, MBPZHR-ja ka pėrgatitur edhe materiale tė ndryshme reklamuese, pėrmes sė cilave synon tė rrisė publicitetin e produkteve kosovare nė Gjermani. “Ky ėshtė njė prej panaireve mė tė rėndėsishme tė bujqėsisė dhe ushqimit. Vitin e kaluar kemi qenė vetėm vizitorė dhe i patėm parashtruar vetes qėllim qė sivjet t’i kemi edhe ne prodhimet tona dhe nė tė njėjtėn kohė vizitorėve tė ju ofrojmė edhe mundėsi tė tjera pėr tė njohur mė shumė Kosovėn, jo vetėm sa i pėrket prodhimit, por edhe traditės dhe kulturės sonė. Pra, ėshtė hera e parė qė Kosova ka njė pavijon tė tillė, i cili shėrben si portė e madhe pėr mijėra vizitorė pėr tu njohur me vendin tonė. Gjithashtu, enkas pėr kėtė ngjarje, kemi pėrgatitur edhe njė libėr fotografish, ku janė tė pėrmbledhura fotografitė mė tė mira tė bukurive tona natyrore dhe kėto po shėrbejnė edhe si njė element shtesė pėr vizitorėt”, tha Stavileci.

Pavijoni kosovar i ushqimit sot ishte pėrzgjedhur tė vizitohet edhe nga ministrja federale e Bujqėsisė dhe Ushqimit tė Gjermanisė, Ilse Aigner, dhe nga kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Wowereit, tė cilėt u ndanė shumė tė kėnaqur me cilėsinė e ushqimit tė shėrbyer kosovar. Gjithashtu, gjatė ditės sė sotme panairin e ka vizituar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Produktet e tyre ushqimore nė njė hapėsirė prej 115 000 m2 janė duke i ekspozuar rreth 70 shtete, me gjithsej 1 630 ekspozues. Numri i vizitorėve qė pritet ta frekuentojnė kėtė panair deri mė 27 janar do tė jetė rreth 400 mijė.