Bankat amerikane, rritje e ndjeshme e fitimeve

Publikuar: 16.01.2013 - 21:00

New York, 16 janar - Dy bankat mė tė mėdha amerikane, “Goldman Sachs” dhe “JP Morgan” regjistruan njė rritje tė ndjeshme tė fitimeve, treguan tė dhėnat zyrtare pėr tremujorin e fundit tė vitit 2012.

Njė tremujor i tillė tregon pėr rikthimin e pėrfitimeve kolosale nė sektorin e bankave, i cili u godit mė rėndė nga tė gjithė sektorėt nga kriza e pronave te patundshme nė SHBA dhe rrjedhojat e krizės sė eurozonės mė pas, transmeton TCH.

Fitimi neto i “Goldman Sachs” nė tremujorin e fundit tė vitit 2012 u trefishua nė krahasim me njė vit mė parė, me njė total prej 2.9 miliardė dollarėsh.

Ndėrkohė, “JP Morgan” regjistroi njė rritje pėrfitimesh nė 5.7 miliardė dollarė, 54 pėr qind mė shumė se 3.7 miliardat e realizuara nė tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.

Paradoksale, pavarėsisht pėrfitimeve nė rritje, “JP Morgan” ka vendosur qė tė pėrgjysmojė pagėn e drejtorit tė saj tė pėrgjithshėm, i cili do tė pėrfitojė tashmė “vetėm” 11.5 milionė dollarė nė vit pagė neto dhe 10 milionė dollarė nė aksione.