Kriza greke ktheu në atdhe 180 mijë emigrantë shqiptarë

Publikuar: 15.01.2013 - 11:19

Tiranė, 15 janar – Rreth 180 mijė emigrantė shqiptarė tė punėsuar nė Greqi janė rikthyer tashmė nė Shqipėri. Sipas njė raporti tė Qendrės pėr Tregti tė Jashtme ACIT, financuar nga USAID, siē raportonte ditė mė parė AS, nė pesė vitet e fundit kanė lėnė Greqinė si pasojė e krizės sė thellė qė ka kapur kėtė vend 18-22 pėr qind e emigrantėve shqiptarė.

Sipas raportit, qė i bėn njė analizė tė hollėsishme pasojave tė krizės greke nė ekonominė, tonė investimet greke kanė rėnė nga 53 pėr qind e totalit nė vitin 2006 nė 27 pėr qind nė 2011-ėn. Kriza ka ndikuar gjithashtu nė mėnyrė tė ndjeshme edhe nė marrėdhėniet tregtare. Importet nga Greqia kanė rėnė nga 15 pėr qind nė 11 pėr qind tė totalit, ndėrsa eksportet shqiptare drejt Greqisė thuajse u pėrgjysmuan. Por pėrveē efekteve negative kriza greke ka ndikuar pozitivisht pėr depozitat bankare. Dėrgesat e emigrantėve nga Greqia janė rritur edhe pse totali i dėrgesave nga jashtė ka pasur rėnie. Raporti arrin nė konkluzionin se shqiptarėt kanė tėrhequr depozitat e tyre nga bankat greke dhe i kanė investuar nė Shqipėri.

Sipas studimit, tre janė rreziqet kryesore qė i kanosen ekonomisė shqiptare nga kriza greke, i pari: ėshtė ritmi i kthimit tė emigrantėvė qė mund tė sjellė probleme nė vend, sė dyti: problemet qė mund tė shkaktohen pėr eksportet dhe e treta: efektet zinxhir qė mund tė sjellė nė sistemin financiar tėrheqja masive e depozitave nga bankat greke.

agimi17.01.2013/13:38

Kriza greke eshte ide mashtrus dhe kriza me madhe eshte per popullin dhe shtet Shqiptre qe kthej edhe 180.mije ne vendlindje ku po rriten papunesia dhe krimi

Naimi15.01.2013/11:55

Me kete do ngritet edhe shkalla e kriminalitetit.