Obama: U mbajt premtimi për taksat

Publikuar: 06.01.2013 - 11:10

Washington, 6 janar - Presidenti i SHB, Barack Obama thotė se ai e mbajti premtimin ndaj punonjėsve amerikanė, duke bashkėpunuar me Kongresin pėr tė ndryshuar ligjin e taksave, nga i cili pėrfitonin tė pasurit nė kurriz tė shtresės sė mesme.

Nė fjalimin e tij tė pėrjavshėm Presidenti tha se pėr herė tė parė nė dy dekada, taksat pėr amerikanėt mė tė pasur qė pėrbėjnė 2 pėr qind  tė popullsisė, u rritėn sipas marrėveshjes sė arritur nė Kongres. Ai tha se kjo masė parandaloi rritjen e madhe tė taksave pėr shtresėn e mesme, gjė qė mund ta kishte shtyrė ekonominė amerikane drejt njė recesioni tė ri. Megjithatė, mbetet ende shumė pėr t’u bėrė pėr punėsimin e amerikanėve dhe pėr ta futur ekonominė nė rrugėn e shlyerjes sė borxhit, tha  Obama, transmeton VoA.

Presidenti tha se shkurtimet e shpenzimeve duhen bėrė pa u prekur fusha ai arsimi, trajnimet, kėrkimet teknologjike, pėr tė cilat ai tha se janė tepėr tė rėndėsishme pėr mirėqenien e vendit nė shekullin e 21-tė.

Ndėrkohė, nė reagimin e republikanėve, kongresmeni i Michiganit, David Camp i bėri thirrje kolegėve tė tij republikanė tė pėrpiqen tė gjejnė mėnyra pėr pakėsimin e shpenzimeve tė panevojshme tė Washingtonit.