Praktikë jo e mirë e mbushjes së buxhetit

Publikuar: 05.01.2013 - 13:47

Prishtinė, 5 janar - Buxheti i Kosovės pėr vitin 2013 do tė jetė i mbėshtetur nga tė hyrat qė grumbullohen nga Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovės. Qeveria e Kosovės ende nuk ka ndonjė alternativė tjetėr pėr mbushjen e buxhetit.

Kėto dy institucione mė tė rėndėsishme pėr mbushjen e buxhetit pėr vitin 2013 ėshtė paraparė tė grumbullojnė mbi 1 miliard euro.

Sipas parashikimeve tė ekzekutivit, pėr vitin 2013, Dogana duhet tė grumbullojė 915 milionė euro, kurse ATK-ja 301 milionė tė tjerė.

Drejtori i Instituti pėr Hulumtime tė Avancuara (GAP), Agron Demi tha pėr Radion Evropa e Lirė se mbledhja e tė hyrave nga Dogana dhe ATK-ja nuk ėshtė mundėsi nga mė tė mirat pėr njė buxhet tė qėndrueshėm.

“Tė hyrat e buxhetit tė Kosovės nė masė tė madhe mblidhen nga Dogana. Kjo tregon se edhe nė vitin 2013 Dogana do tė jetė kontribuuesi mė i madh i tė hyrave buxhetore.

Mirėpo, kjo tregon se edhe nė vitin 2013 dhe nė vitet e mėhershme deficiti tregtar ėshtė shumė i lartė dhe pėr atė qėllim kemi njė buxhet tė lartė shtetėror, por dėmet e ekonomisė nga deficiti i lartė tregtar janė shumė mė tė mėdha sesa po tė kishim tė hyra mė tė ulėta buxhetore, pėr shkak se ne importojmė mbi 2 miliardė euro mallra dhe eksportojmė njė sasi tė vogėl tė tyre”, tha Demi.

Mjaft kritik pėr mėnyrėn e mbledhjes sė tė hyrave pėr mbushjen e buxhetit tė Kosovės, shprehet kryetari i Aleancės Kosovare tė Biznesit, Agim Shahini.

“Kėto institucione, Dogana dhe ATK-ja po shkelin rregullat e punės dhe ligjet vetėm e vetėm pėr tė arritur synimet dhe objektivat e mbushjes sė buxhetit dhe shpesh mburren qė kanė tejkaluar planifikimet pėr buxhetin e Kosovės, por megjithatė mbeten alternativa tė vetme qė janė tė qėndrueshme derisa nuk ka politika tjera pėr tė mbushur buxhetin e konsoliduar tė Kosovės”, theksoi Shahini.

Derisa Kosova synon integrimin evropian, duhet tė ndryshohet qasja e mbledhjes sė tė hyrave. Ekzekutivi, sipas Shahinit, gjatė kėtij viti duhet tė hartojė njė plan strategjik qė tė lirohet njė pjesė e madhe e produkteve nga doganimi.

“Mė e mira pėr Kosovėn do tė ishte tė hiqen krejtėsisht taksa doganore, qoftė pėr produktet pėr pėrpunim, prodhim apo produktet finale nga vendet e BE-sė dhe vendet tjera. Dhe, duke mos humbur konturat e tė hyrave pėr buxhetin, duhet qė tė rritet TVSH-ja, tė rritet efikasiteti i mbledhjes sė TVSH-sė, tė rriten tė hyrat nga pagat, tė luftohet joformaliteti”, vlerėsoi Shahini.

Nė anėn tjetėr, marrėveshjet e Qeverisė sė Kosovės me disa shtete pėr uljen e taksave doganore, qė pritet tė arrihen nė fillim tė kėtij viti, sipas Agron Demit, do tė ndikojnė qė Kosova tė ketė tė hyra mė tė ulėta doganore krahasuar me vitet e mėhershme.

“Vetėm marrėveshja me Turqinė, qė parashihet tė arrihet nė fillim tė kėtij viti, do tė ketė ndikim prej 17 milionė euro mė pak tė hyra, pėr shkak se parashihet njė marrėveshje ku taksa doganore nga 10 do tė ulet nė 0 pėr qind”, bėri tė ditur Demi.

Buxheti i Kosovės pėr vitin 2013 ėshtė 1 miliard e 586 milionė euro.

b.r.05.01.2013/15:12

si zakonisht diaspora po taksohet.