Importi ngulfat ekonominë

Publikuar: 22.12.2012 - 19:09

Prishtinė, 22 dhjetor - Ekonomia e Kosovės vazhdon tė karakterizohet me probleme strukturore qė reflektohen nė bilanc tregtar negativ si rezultat i nivelit tė lartė tė importeve kundrejt eksporteve.

Nė raportin e fundit tė Bankės Qendrore tė Kosovės tė titulluar “Stabiliteti Financiar” thuhet se niveli i lartė i deficitit tregtar vazhdon tė kontribuojė nė nivel tė lartė tė deficit tė llogarisė rrjedhėse, qė pjesėrisht zbutet falė transfereve rrjedhėse.

Tė dhėnat nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2012, tė BQK-sė tregojnė se deficiti tregtar nė Kosovė arriti nė 988.5 milionė euro qė paraqet rritje vjetore prej 6.4 pėr qind, raporton Radio Evropa e Lirė.

Rritja e deficitit i adresohet rritjes sė importeve prej 2.6 pėr qind dhe rėnies sė eksporteve prej 18.4 pėr qind.

Sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiqi thotė se deficiti i lartė tregtar nė Kosovė ėshtė pasojė e politikave jo tė favorshme pėr prodhuesit vendor.

“Kosova vazhdon tė ketė raport negativ sa i pėrket bilancit tregtarė dhe nuk ka shenja tė pėrmirėsimit tė dukshėm tash e sa vite. Kjo tregon se Kosova nė kėtė drejtim nuk ka pasur politika qė favorizojnė prodhimin e vendit nė mėnyrė qė tė bie nevoja pėr artikujt e importuar”, thotė Rukiqi.

Deficiti i lartė tregtar e ka pėrcjellė ekonominė e Kosovės qė nga pėrfundimi i luftės. Niveli i ultė i eksporteve, sipas Rukiqit, ka bėrė qė Kosova tė ketė njė ekonomi tė dobėt krahasuar me vendet e rajonit.

“Ekonomia e Kosovės dėmtohen nga deficit i lartė tregtarė pėr shkak se drejtpėrdrejtė ndikon nė rritjen ekonomike tė vendit dhe rritė koston e jetės, importet ēdoherė janė mė tė shtrenjta dhe realisht e ka ngadalėsuar rritjen ekonomike pas qė importi i lartė drejtpėrdrejtė ka ndikim nė GDP dhe tė ardhurat pėr kokė banori”, thotė Rukiqi.

Nė vitet para luftės, Kosova kishte eksport shumė mė tė lartė se sa tani. Industria nė Kosovė ishte nė funksion tė ekonomisė sė Kosovės dhe kjo bėnte qė vendi tė  kishte ēfarė tė eksportonte, vlerėson profesori i ekonomisė, Bedri Selmanaj.

Por, pas luftės ai thotė se politikat ekonomike nė Kosovė tė ndėrmarra nuk kanė qenė nė favor tė ri industrializimit nė Kosovė.

“Ky ri industrializim qė ka ndodhur shumė ngadalė nuk ka mundėsi, nuk ka rrethana,  nuk ka faktorė shtytės edhe nga politikat ekonomike qė t’i krijojnė sektorėve tė rėndėsishėm industrial qė do tė kenė mundėsi ta shtojnė eksportin, po ashtu ato nuk kanė pasuri mundėsi qė tė krijojnė kapacitete tė reja”, thotė Selmanaj.

Selmanaj konsideron se autoritetet e Kosovės duhet tė ndihmojė prodhimin dhe duke iu krijuar prodhuese vendor politikave tė favorshme fiskale.

“Nė kėtė gjendje duhet qė tė gjitha ndėrmarrjeve qė janė tė orientuara nė prodhim qė tė iu krijohen kushte tė favorshme tė politikave tė mira fiskla. Ata duhet tė pėrkrahen  nga tė gjitha tatimet e mundshme tė cilat kishin me ngarkuara rifillimin e punėve qė duhet t’i bėjnė ndėrmarrėsit qė kanė potenciale pėr tė bėrė kapacitete industriale”, thotė ai.

Tė dhėnat e Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės tregojnė se eksportin e Kosovės e pėrbėjnė metalet bazė dhe artikujt prej tyre, produktet minerale. Pėrqindja mė e madhe e eksportit  tė produkteve kosovare bėhet nga vendet e Bashkimit Evropian, Shqipėri, Zvicra dhe Maqedonia.

Ndėrsa, importohen produktet minerale, ushqimet e pėrgatitura, pijet dhe duhani. Pėrqindja mė e madhe e importit ėshtė nga vendet e Bashkimit Evropian, Serbia, Maqedonia,Gjermania, Italia, Turqia si dhe Kina.