Mustafa pranon shoqëritë aksionare të Gjakovës

Publikuar: 22.12.2012 - 18:42

Gjakovė, 22 dhjetor –  Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, ka thėnė se nuk ka arsye qė tė zhvillohen procedura tė tjera pėr kompanitė e Gjakovės tė cilat nė vitet e 90 janė shpallur si shoqėri aksionare. “Duhet tė pranohet  ajo qė ėshtė bėrė atėherė, ajo siguron se diēka do tė punohet dhe do tė ringjallet prej asaj ekonomie, nė vend qė t’i  shitet si pronė dikujt dhe tė pritet edhe 10-15 vjet, derisa ai tė bėnė pare me aktivizu”.

Kėto komente ai i ka bėrė tė shtunėn pasdite nė Gjakovė, duke ju pėrgjigjur nė  pyetje,  gjatė njė takimi qė ėshtė  organizuar nga dega e LDK-sė nė Gjakovė, ku ndėr tė tjera kanė marrė  pjesė edhe pėrfaqėsues tė biznesit si edhe tė shoqėrive aksionare.

Ai ka thėnė se Gjakova pasur njė kulturė ndėrmarrėsie, ndėrsa  vet themelimi i shoqėrive aksionare ka qenė specifik nė atė kohė.      

“ Kėtu  nuk duhet ta fshehin se nė Gjakovė  ka pas njė kulturė ndėrmarrėsie  qė ėshtė zhvilluar pak mė heret se sa nė mjediset tjera nė Kosovė, ku njerėzit  kanė marrė fatin  e kompanive nė duart e veta dhe  se nė atė periudhė ėshtė pranuar si e  tillė”, ka thėnė Mustafa.  Nė kohėn e themelimit tė AKM-sė  ka qenė e paqartė se pse mos tė shkoi edhe Gjakova nė procedurat e AKM-sė, ashtu siē shkojnė tė gjitha. Trajtimi i kėtyre problemeve ėshtė marrė nė mėnyrė mekanike. Rezultatet qė kanė dalė nga privatizimi nuk ka qenė  asgjė mė  i mirė,  se sa do tė kalonin firmat nė Gjakovė, nėse do tė pranohej ajo qė ka qenė si rezultat  I themelimit tė shoqėrive aksionare”.

“Unė jam i bindur edhe ne si LDK tė kemi nevojė tė kėrkojmė qė tė zhvillohen procedura tė tjera tek kompanitė nė Gjakovė,  por tė pranohet ajo qė ėshtė bėrė atėherė”, ka thėnė ndėr tė tjera Mustafa.

Bekimi23.12.2012/19:51

Berat plotsisht pajtohem une edhe tere shoqeria me mendimin tend,shpresojme qe te behet realitet
tung

Berat Pazhari22.12.2012/19:49

Lexues te dashur te ketij artikulli deshiroj te ju beje me dije qe ky qendrim i kryetarit te LDK z.Mustafa dhe subjektit te cilit i takoj bie ndesh me deklarimet e tij te shprehur edhe ne Programin e LDK per zgjedhjet e fundit pra tri viteve.Dhashte zoti qe kjo mos te jete demagogji dhe politike ditore por te jete njemend nje qendrim partiak i cili do te paraqitet si prioritet ne programin e ardhshem te partise. Ju informoj qe gjate diskutimeve te grupeve te eksperteve per Hartimin e Programit zgjedhor te LDK per zgjedhjet e fundit te mbajtur ne Hotel Grand si perfaqeaues i Deges se LDK ne Gjakove kerkova nje pike te veqante te programit per privatizim dedikuar menyres se privatizimit te ndermarrjeve perkatesisht prezentimit te formes se dyte te Privatizimit te Ndermarrjeve Kosovare pra,te futet Pranimi i statusit te Shoqerive Aksionare te Gjakoves te privatizuara nen juridiksionin e pushtetit te meparshem. Per habi te shume pjesemarresve te grupit punues per Ekonomi dhe financa jo vetem qe Kryetari i tanishem i LDK z.Mustafa nuk e perkrahu por edhe ironizoi me statusin e SHA te Gjakoves duke aluduar ne mos ekzistimin e tyre ligjor te SHA dhe dicka jo te realizueshme perkunder qe dy SH.A. te Gjakoves iu ishte pranuar statusi i SHA nga ish AKP.Ky ishte nje dem i madh per Programin e LDK ne fushen e ekonomise qe kishte ndikim te drejteperdrejte edhe ne votues ku partite opozitare qe fituan zgjedhjet e kishin armen kryesore per ekonomine e Gjakoves. Personalisht me vjen mire qe eshte vetedijesuar per kete problem te ndermarrjeve Gjakovare por mos perfaqesimi i interesave te LDK se Gjakoves ne institucione verehet edhe me propozimin e LDK per APK te kandidatit qe nuk ka asgje e perbashket me LDK.