Kriza në Eurozonë prek edhe Kosovën

Publikuar: 22.12.2012 - 17:13

Prishtinė, 22 dhjetor - Paralajmėrimet e Bankės Qendrore Evropiane se gjendja ekonomike e vendeve tė Eurozonės do tė vazhdojė tė dobėsohet vitin e ardhshėm dhe tė mos e rimarrė veten deri nė fillim tė vitit 2014, ngre shqetėsim edhe nė Kosovė.

Banka Qendrore vlerėsoi se ekonomia e Eurozonės ka gjasa tė tkurret me rreth 0.5 pėr qind kėtė vit dhe ndoshta edhe 0.3 pėr qind nė vitin 2013, para se tė rifillojė rritjen me 1.2 pėr qind nė vitin 2014.

Ekspertė tė ēėshtjeve ekonomike vlerėsojnė se kjo krizė ekonomike nė shumė vende tė botės, e nė veēanti nė shtetet e Bashkimit Evropian, do tė prekė edhe Kosovėn.

Aty ku mund Kosova tė preket nga kjo krizė ekonomike nė Eurozonė, janė remitencat, vlerėsojnė ekspertėt e ekonomisė.

Lekė Musa, ekspert i ekonomisė, thotė Radion Evropa e Lirė, se ekonomia e Kosovės pėr vite tė tėra ėshtė e varur nga dėrgesat e emigrantėve dhe kriza ekonomike nė Eurozonė do tė ketė efektet negative.

“Duke pasur parasysh trendėt global dhe rritjen ekonomike apo depresionin ekonomik qė ėshtė nė shumė vende tė botės dhe kryesisht nė shtetet e Bashkimit Evropian, kjo do tė reflektohet te diaspora kosovare dhe gjithashtu do tė ketė reflektime edhe nė ekonominė e Kosovės”, vlerėson Musa.

Sipas tė dhėnave tė Bankės Qendrore tė Kosovės, dėrgesat e emigrantėve u treguan mė stabile duke arritur vlerėn prej 261.5 milionė euro nė qershor 2012 qė paraqet njė rėnie vjetore prej 0.7 pėr qind.

Bazuar nė statistikat zyrtare, konsiderohet se afėr 25 pėr qind e popullatės ose mbi 500 mijė emigrantė kosovarė jetojnė nė vende tė ndryshme tė Evropės.

Sipas njė sondazhi tė Institutit tė Hulumtimeve Gallup, tė bėrė kohė mė parė, pas anketimeve tė zhvilluara nė 135 vende tė botės, del se Kosova radhitet lart nė listėn e vendeve qė marrin remitenca, me 23 pėr qind apo me mė sė shumti nė rajon.

Nė anėn tjetėr, drejtori i Institutit pėr Hulumtime tė Avancuara (GAP), Agron Demi, thotė se kriza ekonomike nė vendet e Eurozonės pėrveē se do tė reflektojė nė rėnien e remitencave nė Kosovė, do tė ketė edhe rėnie tė investimeve tė huaja.

“Herėn e parė kur ka pasur krizė financiare nė botė nė vitin 2008, shumė donatorė kanė larguar donacione nga listat e tyre, duke pėrfshirė edhe Agjencinė Britanike pėr Zhvillim, e cila kishte larguar Kosovėn si pjesė e vendeve kur duhet tė investohet pėr shkak tė krizės financiare dhe ka kanalizuar investimet e saj vetėm pėrmes fondeve tė Bashkimit Evropian. E njėjta mund tė ndodhė nė zvogėlimin e ndihmave tė huaja dhe remitencave”, shprehet Demi.

Por, pėr ekspertin e ekonomisė, Lekė Musa brengosėse mbetet ēėshtja se Qeveria e Kosovės nuk ka njė plan pėr zėvendėsimin e kėtyre remitencave.

 “Ėshtė koha e fundit qė ekonomia nė Kosovė t’u kthehet burimeve tė zhvillimit, tė cilat do ta kenė bazėn kėtu nė Kosovė dhe jo tė varemi edhe mė tutje nga kėto mjete qė dėrgohen nga jashtė nė formė tė remitencave”, thekson Musa.

Burim tjetėr qė do tė zėvendėsonte kėto remitenca, sipas Lekė Musės ėshtė stimulimi i prodhimit dhe shėrbimeve tė ndryshme, ku tė ardhurat do tė krijoheshin nė Kosovė.



Njė rekomandim pėr zėvendėsimin e kėtyre tė ardhurave e bėjnė edhe pėrfaqėsues tė Institut GAP. Agron Demi thotė se burim i zėvendėsimit tė remitencave ėshtė vendosja e kuotave pėr produktet e importuara, e cila rrjedhimisht do tė ulte deficitin tregtar dhe do tė rriste prodhimin vendor.

“Njė gjė e tillė do tė duhej tė ndodhte pasi qė Kosova gjithnjė po varet shumė nga krizat ekonomike tė jashtme. Pasi qė nė Kosovė ka njė ekonomi tė hapur dhe Kosova nuk ka politikė monetare qė do tė do tė mund tė ndikonte nė mėnyra tjera, e vetmja gjė qė mund ta bėnte Kosova ėshtė krijimi i politikave pėr uljen e deficitit tregtar”, potencon Demi.

hajdari 24.12.2012/03:24

Ka mundesi greqija po ndimohet ng BE me miljarda ka mundesi me hape naj konflikte me Shqiperin per ishuj edhe ma rrezik per popullin shqiptre le ma per konkurenc dhe ekonomi jemi mbrap mbi 600 here me ulte ne Greqi rrogat mesatre e kalon 1000 euro te ne mesatrja afer 200 euro kriz ska ne Greqi po ka strategji mi ik borxheve dhe interezit po ne me keto statistika sjemi ne krize po jem afer varferis extreme qe mbi 40 pergjin mesi e sigurojn buken e gojes dhe gjerat elementre se ne vozizim golfa e mexedesa me krenari pim kokakolla dhe rrim tere dite pa ngren ne mendojm se mire i kemi punt po mashtrim nga krenarija shoim endrra me suskses te vogla mendojm se po kemi arrit diqka te madhe mshtojm vetvetn se kemi vedine e njohoris akoma pse jemi te fundi tregojn faktet.

AGIMI22.12.2012/17:27

Kosova edhe ashtu ne kriz dhe me rroga teje te ulta me qmime super te shtrejta numer nje ne Evrop edhe me mbi 50 pergjin papune edhe tash do te preket nga kriza dhe nga ndimat qe me miljarda qe po ndimohet Greqija ku po investohet ne Greqi me zvoglu papunesin me zbrite me zvoglu ne 9 pergjin , ne krahasim me ate te kosoves 50 pergjin situate krize 500 here me shume Kosova ne kriz se krejt shtet evropjane ,Bizneste Kosovare do ta psojn nje Goditje te ashper nga tregu dhe konkurenca Greke ku Kosova do te fundoset ne nje kriz edhe me te RRezikshme ku Bizneste Kosovare do te mbyllen numeri i papunesie do te arrin edhe me kalu mbi 72 pergjin eshte nje PARALMERIM EXPERTA E QEVERIS TE KOSOAVER TE PERGADITE PER NJE KRIZE TE RREZIKSHME DO TE JETE PER POPULLIN SHQIPTRE FUNDI I BOTES NGA KRIZA E KETA POLITIKAJT TON TE QMENDURE JEPIN SHIFRA QESHARKE QEVERIT ME TE SUKESSHME ME RRITJE EKONMIKE 5 PERGJINE KU ESHTE QESHARAKE TE DEGJOSH DIQKA APSURDE .