Themelohet Dhoma Ekonomike e Gruas “G7”

Publikuar: 19.12.2012 - 12:01

Prishtinė, 19 dhjetor  - Nė Prishtinė ėshtė themeluar Dhoma Ekonomike e Gruas nė Kosovė G7, e cila synon fuqizimin e rolit tė gruas nė gjithė vendin dhe zhvillimin ekonomik tė vendit. Zyrtaret e larta tė shtetit kanė kėrkuar qė tė drejtat e grave tė mos cenohen, pėrkundrazi tė ketė fuqizim tė rolit tė tyre nė shoqėri.

Nė njė ceremoni tė mbajtur tė martėn nė mbrėmje ėshtė themeluar kjo Dhomė e cila ka emėrtimin G7 qė do tė thotė pėrbėhet nga shtatė gra tė suksesshme nė biznes dhe nė sektorėt e tjerė.

Udhėheqėsja e Odės Ekonomike tė Grave tė Kosovės, Afėrdita Saraēini duke shpalosur qėllimet e kėsaj Ode thotė se vizioni i saj ėshtė fuqizimi I gruas nė ndėrmarrėsi.



“Misioni ėshtė nė pėrputhshmėri mė standardet ndėrkombėtare dhe praktikat mė tė mira pėr lehtėsimin, lobimin, promovimin dhe pėrfaqėsimin e grave nė ekonomi. Qėllimet pra promovimi dhe zhvillimi, mbrojtja e integritetit afarist dhe veēoritė e gruas afariste, pėrfshirja e parimeve tė sigurimit tė barazisė gjinore, tė drejtės ligjore nė punė dhe afirmimin e grave dhe meshkujve nė mėnyrė tė barabartė”, tha zonja Saracini.





Presidentja Aifete Jahjaga tha se gjatė ditėve tė fundit nė Kosovė kanė ndodhur ngjarje tė shumta qė shkelin tė drejtat kushtetuese dhe liritė themelore tė qytetarėve. Ajo bėri thirrje pėr respektim tė kėtyre tė drejtave. Ajo tha se edhe institucionet edhe shoqėria duhet tė mendojnė se si veprimet e sotme ndikojnė nė ndėrtimin e shoqėrisė dhe bėri thirrje pėr krijimin e mundėsive dhe kushteve pėr secilin qytetar tė vendit, posaēėrisht tė grave qė tė mund tė pėrmbushin potencialin e tyre.

“Investimi nė fuqizimin ekonomik tė gruas nuk ėshtė vetėm investim nė individ, por ėshtė investim edhe nė shoqėri dhe investim nė qėndrueshmėrinė tonė si shtet”, tha presidentja Jahjaga.

Ndėrsa, zėvendėsambasadorja e Shteteve tė Bashkuara nė Prishtinė, Kelly Degnan tha se integrimi i gruas nė shoqėri ėshtė thelbėsor pėr rritjen ekonomike dhe ndėrtimin e demokracisė sė qėndrueshme nė Kosovė.



“Kosova qė tė pėrmbush tė gjithė potencialin e saj ėshtė po ashtu e qartė se gruaja duhet tė luaj njė rol mė tė madh nė tė gjitha sferat e jetės qė nga biznesi te politika, shoqėria civile”, tha zonja Degnan.



Zėvendėskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, njėherėsh ministre e Tregtisė dhe Industrisė thotė se duhet tė tejkalohen paragjykimet pėr aftėsitė e gruas nė ekonomi.



“Nė Kosovė nė njė formė pėr shkak tė situatės dhe rrethanave me tė cilat jemi pėrballur historikisht dhe politikisht, gruaja shpesh herė ka qenė viktimė dhe ekziston edhe njė tendencė qė edhe pas luftės integrimi I gruas nė ekonomi tė shihet me rolin e viktimės. Pėr derisa ėshtė momenti qė kjo duhet tejkaluar dhe gruaja tė jetė jo vetėm e barabartė, por me atė qė shpesh herė edhe ėshtė ende mė e aftė”, tha zonja Kusari–Lila.



Shkalla e ulėt e punėsimit tė grave, vėshtirėsitė pėr qasje nė shėrbimet shėndetėsore, shkalla e ulėt e integrimit nė ekonomi, si dhe numri i vogėl i grave nė pozita udhėheqėse nė administratėn publike, vlerėsohen tė jenė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė pozitėn jo tė mirė tė gruas nė Kosovė.



Raportet e herėpashershme tė organizatave vendase e ndėrkombėtare vėnė nė pah pozitėn e vėshtirė dhe jo tė barabartė tė grave nė Kosovė, por ka pak raporte qė flasin pėr ndonjė ndryshim pozitiv.



Nė ceremoninė e themelimit tė Odės ekonomike tė gruas u bė thirrje kundėr ēdo forme te diskriminimit nė Kosovė.

 

Hashim19.12.2012/12:43

Montazh me te mire se sa ate ne Klan Kosova mbreme nuk kam pare moooti! Raporti nga ky takim fillonte me kengen "Jena motra kalabllak". E dini si vazhdon kenga? KU TE SHKOJME BASHKE E BAJME SHYHRET....