Kusari pret nga BERZH-i të hapë portofolin për Kosovën

Publikuar: 21.11.2012 - 12:59

Prishtinė, 21 nėntor - Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės kanė filluar bisedat me zyrtarė tė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim e Zhvillim, pėr hapjen e portofolit pėr Kosovės. Zėvendės-kryeministrja Mimoza Kusari Lila, i tha Radio Kosovės  se Qeveria do tė punojė ngushtė me zyrtarė tė kėsaj banke, pėr tė pėrfituar sa mė shumė fonde kreditore, me kushte tė volitshme. Ndėrkohė Kėshilli Kombėtar pėr zhvillim ekonomik mblidhet sot, pėr tė diskutuar edhe pėr mėnyrėn e pėrfitimit tė fondeve tė BERZH-it.

Banka Evropiane pėr Rindėrtim e Zhvillim qė nga pėrfundimi i luftės ka financuar projekte tė ndryshme nė Kosovė. Por portofoli i kėsaj banke pėr Kosovėn ka qenė vetėm njė pėr qind nga portofoli i tėrėsishėm i Ballkanit.

Zėvendėskryeministrja, njėherėsh ministre e tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari Lila, thotė pėr Radio Kosovėn se me zyrtarė tė kėtij institucioni financiar, janė duke diskutuar pėr zgjerimin e portofolit pėr vendin tonė.

“Zyrtarė tė BERZH-it shumė shpejt mund tė bėjnė publike informatat mbi portofolin e ri pėr Kosovėn. Ne kemi filluar bisedimet me pėrfaqėsuesin e BERZH-it nė Kosovė lidhur me hapjen dhe zgjerimin e portofolit tė tyre. Besojmė qė shpejt do tė kemi njė gamė tė pėrgjithshme, gjegjėsisht shėrbimeve dhe financimit qė ata ofrojnė, tha ajo.

Kusari Lila thotė se pėrfitimi i fondeve me kushte tė volitshme nga kjo bankė do tė ndikojė nė financimin e shumė projekteve zhvillimore pėr Kosovėn, qoftė nė infrastrukturė, nė energjetikė etj, qė kanė pėr qėllim zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve tė punės.

“Nga ana jonė si qeveri, natyrisht do tė punojmė me ta pėr projekte tė cilat janė investime publike, nė mėnyrė qė tė lehtėsohet investimi nga buxheti i Kosovės, gjegjėsisht tė mos jenė investime tė drejtpėrdrejta nga buxheti por investime nga kjo bankė me kushte shumė tė favorshme”, theksoi ajo.

Ndėrkohė pėrfitimi i fondeve kreditore nga BERZH-i konsiderohet sfidė pėr bizneset vendore. Ato duhet tė paraqesin plane tė detajuara tė biznesit, pasqyrat financiare tė audituara, pasqyrėn e pagesave tė tatimeve, etj. Me qėllim tė dhėnies sė informacioneve tė sakta dhe tė qarta rreth kėtyre ēėshtjeve, Kryeministri Thaēi ka paralajmėruar krijimin e njė komiteti ndėrministror. Kjo ēėshtje pritet tė diskutohet edhe nė takimin e sotėm tė Kėshillit Kombėtar pėr zhvillim ekonomik.

Banka Evropian pėr Rindėrtim dhe Zhvillim ėshtė themeluar nė vitin 1991, me qėllim qė t’i ndihmojė shtetet nė tranzicion. Anėtare me tė drejta tė plota nė kėtė bankė, Kosova do tė jetė nga 17 dhjetori i kėtij viti.

Agimi26.11.2012/09:38

Limoza pret qe BERZH ta hap portofolinkuletenper Kosoven.Pra Kosoven me e fut ne borxhekredie te cilat kurre me mos me mujte me i kthy,as kjo e as gjeneratat e ardheshme.

rrusta21.11.2012/18:43

Kusari pret nga BERZHi të hapë portofolin për Kosovën!!!!!!!!!!
Po, portofoli i cilit ministerra do te perfitoj?

Blerimi Gjk21.11.2012/18:01

Ej moj Mimoza sa nuk ishe pjes e qeveris
ke qen shum kritikuese une kisha bo kto une e kisha bo kto...e tashti ??? qka
asgje prej teje

Tupeci21.11.2012/16:50

Nuk ndihmon kurgje.