Afaristët gjilanas kërkojnë ndryshimin e rregullores për bizneset

Publikuar: 21.11.2012 - 10:33

Gjilan, 20 nėntor- Biznesmenė nga komuna e Gjilanit janė ankuar pėr ngarkesa tatimore nga komuna.

Njėri ndėr ta, Abdullah Bajra, pronar i njė fabrike tė ujit, thotė se taksat komunale qė aktualisht po aplikohen ndaj bizneseve nė komunė janė tė larta, duke shtuar se 7 vjet nuk ka pasur ndryshim tė kėsaj rregulloreje edhe pse nė shumė komuna tė tjera ėshtė bėrė. ”Bizneset janė  mė tė prekurat nga kjo rregullore, e cila mban nė vete ēmime tejet tė larta duke mos na lėnė hapėsirė fare pėr tė menduar nė zgjerimin e bizneseve. Mendoj se ėshtė momenti i fundit qė Komuna tė bėjė ndonjė ndryshim, ngase nė tė kundėrtėn shumė biznese tė vogla do tė falimentojnė siē ėshtė duke ndodhur kėtė vit”, ka thėnė  Bajra. Ai po ashtu ka shprehur shqetėsimin edhe pėr kushtėzimin e qytetarėve nė pagesėn e kėtyre taksave, duke thėnė se Komuna po bėn shkelje ligjore ngase kėtė vendim e ka kundėrshtuar edhe Qeveria e vendit.

Edhe Shemsedin Qerimi, po ashtu biznesmen, ka kėrkuar qė taksat komunale tė jenė tė pėrballueshme pėr qytetarėt dhe bizneset.

Kėto ditė Komuna e Gjilanit e ka nxjerrė nė dėgjim publik projektrregulloren pėr taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale pėr 2013.

Riad Rashiti, drejtor i Ekonomisė, ka thėnė se nė kėtė sektor ēdo vit janė bėrė lehtėsime taksash pėr biznese, duke paralajmėruar mundėsinė qė ato tė hiqen krejtėsisht nė tė ardhmen.