Ndërtimi në krizë në Shqipëri

Publikuar: 10.11.2012 - 20:59

Tiranė, 10 nėntor - Ndėrtimi po zhytet nė njė krizė qė sa vjen e thellohet, pėr shkak tė rėnies sė vazhdueshme tė kėrkesės.

Vetėm gjatė tre muajve tė fundit, ky sektor ka shėnuar njė rėnie prej 25 pėr qind, ndėrsa Shoqata e Ndėrtuesve thotė se kriza nė ndėrtim, jep efekt zinxhir nė bizneset e tjera, raporton Top Channel.

"Rėnia ka qenė nga 17 pėr qind nė fillim tė vitit, deri nė 20-25 pėr qind nė kėtė periudhė tė fundit. Eshtė njė rėnie shumė e thellė. Nėse nuk lėviz fare industria e ndėrtimit, kjo sjell pasoja edhe nė biznese tė tjera. Mos harrojmė qė me biznesin e ndėrtimit janė tė lidhura edhe 130 biznese tė tjera nė sistemin zinxhir", thotė Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndėrtuesve.

Ndėrtuesit thonė se rėnia e kėrkesės shpjegohet me rėnien e kreditimit tė bankave pėr shtėpitė, por edhe tkurrjen e shpenzimeve tė emigrantėve pėr shkak tė krizės nė vendet ku jetojnė.

"Ka rreth 14 pėr qind rėnie nė tremujorin e tretė vitit 2012, sidomos kreditimi pėr shtėpitė. Ka rėnė kėrkesa pėr shkak edhe tė rėnies sė kėrkesave nga ana e emigrantėve. Ata kursejnė pėr shkak se edhe atje ka krizė. Edhe pėr shkak tė ligjit tė pastrimit tė parave, njė pjesė e kėtyre emigrantėve kanė punuar nė tė zezė dhe nuk kanė sesi tė deklarojnė burimin e parave", thotė Hebovija.

Pėrveē 'real estate', goditje ka pėsuar edhe infrastruktura pėr shkak tė tkurrjes sė madhe tė investimeve publike. Ndėrtuesit kėrkojnė shkrirjen e marrėdhėnies sė kėtij biznesi me bankat, tė cilat sipas tyre kanė likuiditete qė mund t'i vėnė nė punė, qoftė edhe pėrmes njė garancie nga ana e shtetit.