Linjë e re e prodhimit të qumështit në Eurolona

Publikuar: 04.10.2012 - 17:29

Prishtinė, 4 tetor - Qumėshtorja “Eurolona” nga fshati Miradi e Epėrme e Fushė Kosovės, ka pėruruar sot linjat e reja tė prodhimit tė qumėshtit, qė do tė avancojmė edhe mė shumė standardin e prodhimeve tė saj. Me rastin e pėrurimit tė linjave tė reja, ministri i MBPZHR-sė, Blerand Stavileci tha se investimet, qė po bėhen nė bashkėfinancim me Komisionin Evropian, po ndihmojnė nė gjenerimin e vendeve tė reja tė punės, nė shtimin e tė ardhurave pėr fermerė dhe ēdoherė e mė shumė po bėjnė edhe zėvendėsimin e prodhimeve tė importit me ato vendore. “Konkretisht sektorin e qumėshtit e kemi pėrkrahur edhe pėrmes subvencioneve, qė kanė shėnuar rritje nga 30 nė 50 euro pėr krerė tė lopėve qumėshtore, ku kemi dyfishim tė subvencioneve dhe numėr mė tė madh tė krerėve tė bagėtisė. Edhe vitin e ardhshėm ky sektor do tė jetė njėri nga sektorėt qė do tė pėrkrahet mė sė shumti, sepse me investimet e bėra vlerėsohet se kemi rritur pėr 20 pėr qind fondin e bagėtisė, kemi rritur pėr rreth 80 mijė tonė prodhimtarinė e qumėshtit dhe kemi krijuar 1 079 vende tė reja tė punės vetėm nė kėtė sektor”, tha  Stavileci.Ndėrkaq, ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila tha se me politikat e saj Qeveria po kontribuon ēdo ditė e mė shumė nė avancimin e kompanive kosovare, nė ngritjen e prodhimtarisė sė tyre dhe mbi tė gjitha nė rritjen e vlerės sė prodhimeve vendore. “Qeveria e Kosovės, me politikat e saj aktuale, ēdo ditė e mė shumė po e vendos nė fokus prodhimtarinė vendore dhe pėr kėtė flet mė sė miri edhe vendimi i fundit i Kėshillit Kombėtar pėr Zhvillim Ekonomik, pėrmes tė cilit institucionet do t’ju japin prioritet kompanive kosovare dhe Eurolona ėshtė njėra prej kompanive, e cila do tė pėrfitojė gjithashtu nga kjo mundėsi”, tha Kusari-Lila.

Pėrfaqėsuesi i Zyrės sė BE-sė nė Kosovė, Christof Stock tha se pėrmes implementimit tė kėtij projekti dhe shumė projekteve tė tjera, “ne kemi arritur qė tė pėrmbushim standardet e BE-sė dhe pėrmbushja e kėtyre standardeve ėshtė njė nga parakushtet qė kėto produkte tė eksportohen nė tregjet e BE-sė”.

Vlera e projektit pėr krijimin e linjave tė reja nė qumėshtoren ”Eurolona”, sipas pronarit tė saj Milazim Berisha, arrin vlerėn e 565 mijė eurove, ku 74 pėr qind e investimit ėshtė mbėshtetur nga KE-ja. “Ky investim ka mundėsuar qė qumėshtorja t‘i rrisė kapacitetet e grumbullimit, deponomit dhe pėrpunimit tė qumėshtit pėr rreth 490 m²”, tha Berisha.

Pėrfitues tė granteve dhe subvencioneve nė komunėn e Fushė Kosovės janė edhe 447 fermerė, nė vlerė prej mbi 240 mijė euro nga Ministria e Bujqėsisė.