APIK promovon Kosovën në New York dhe Washington DC

Publikuar: 20.09.2012 - 16:53

Prishtinė, 20 shtator - Agjencia pėr Promovimin e Investimeve nė Kosovė, e cila vepron nė kuadėr tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, nė bashkėpunim me Odėn Ekonomike Amerikane, Ambasadėn e Kosovės nė Washington, si dhe me Ministrinė e Diasporės, nga sot e deri mė 27 shtator organizon mision tregtar tė bizneseve kosovare nė SHBA.Delegacionit, i cili udhėhiqet nga zėvendėskryeministrja Mimoza Kusari – Lila, i janė bashkėngjitur mbi 50 biznese nga Kosova, me qėllim tė promovimit tė produkteve vendore, krijimit tė partneriteteve tė mundshme biznesore, si dhe promovimit tė investimeve tė suksesshme qė kanė ndodhur gjatė viteve tė fundit nė Kosovė.

Sipas komunikatės sė MTI-sė, atje do tė zhvillohen edhe takime B2B (biznesmen me biznesmen) nė Washington dhe New York.

Mė 24 shtator do tė organizohet Konferenca pėr promovim tė bashkėpunimit dhe investimeve nė Washington. Gjatė qėndrimit nė SHBA, delegacioni kosovar do tė vizitojė disa kompani amerikane. Duke qenė se Kosova gėzon tė drejtėn e preferencave tregtare me SHBA (GSP), qė nėnkupton eksport tė produkteve kosovare pa taksė doganore, promovimi i produkteve kosovare pėr eksport ėshtė tejet i rėndėsishėm. Aktualisht kompanitė si: “Stone Castle”, “Ftutex”,  “AskFood”  e disa kompani tjera kosovare janė duke e shfrytėzuar kėtė mundėsi tė eksportit me tarifė doganore zero. Kėto janė vetėm disa fakte qė tregojnė se SHBA-ja ofron njė potencial tė mirė tė bashkėpunimit me bizneset kosovare.

Ndryshe nga eksportet, nė Kosovė gjatė vitit 2011 kemi pasur 14.3 milionė euro investime tė huaja direkte nga SHBA-ja, ndėrsa nė tremujorin e parė tė kėtij viti investimet e huaja nga ky shtet mik arritėn vlerėn 2.4 milionė euro.