Shtohen sipërfaqet e mjedrës në Komunën e Shtërpcës

Publikuar: 31.07.2012 - 17:46

Prishtinė, 31 korrik - Me kultivimin e mjedrės do tė merren edhe 47 fermerė tė rinj nė komunėn e Shtėrpcės, tė cilėt kanė pėrfituar grante investive nga programi pėr Ndėrmarrės tė Rinj tė USAID-it. Kėto grante ju kanė mundėsuar kėtyre fermerėve qė t’i realizojnė idetė e tyre nė agrobiznes dhe t’i shtojnė sipėrfaqet e mbjella me prodhimtarinė e mjedrės. Nė ceremoninė e ndarjes sė certifikatave pėr kėta fermerė tė rinj, ministri i MBPZHR-sė, Blerand Stavielci, tha se nėnsektori i pemėve tė imėta duke pėrfshirė mjedrėn, manaferrėn dhe dredhėzėn, viteve tė fundit po shėnon njė ekspansion nė tėrė territorin e Kosovės dhe gjithnjė e mė shumė po rritet edhe numri i fermerėve qė i kultivojnė kėto kultura bujqėsore. “Nė kėtė formė, me grante tė tilla dhe me pėrkrahjen e Qeverisė dhe donatorėve tė tjerė, mund tė ngrihen edhe mė shumė aftėsitė sipėrmarrėse tė fermerėve tė Shtėrpcės dhe komunave tė tjera tė vendit tonė. Ne si ministri kemi krijuar edhe programet tona mbėshtetėse pėr kulturat e pemėve tė imėta, nė veēanti pėr manaferrėn e mjedrėn dhe sivjet do tė ketė pėrfitues edhe mė shumė, nė kėtė komunė dhe nė tė gjitha komunat tjera”, tha ministri Stavileci.

Ndėrsa, drejtoresha e misionit tė USAID-it nė Kosovė, Maureen Shauket, tha se pėrmes kėtyre granteve investive, 47 fermerėve tė rinj ju ka mundėsuar kultivimi i mjedrės nė sipėrfaqe tė reja, tė cilat do tė ndikojnė nė shtimin e prodhimtarisė sė kėsaj kulture bujqėsore. “Kjo mbėshtetje do t’ju mundėsojė 47 pėrfituesve tė granteve tė blejnė edhe pajisje, fidanė dhe materiale tė tjera tė nevojshme pėr zgjerimin dhe kultivimin e mjedrave. Vlera e pėrgjithshme e mbėshtetjes sė programit tė USAID-ut pėr kėta fermerė arrin shumėn prej rreth 93 mijė dollarė”, tha drejtoresha Shauket.

Prodhimtaria e mjedrės nė komunėn e Shtėrpcės, sipas kryetarit tė kėsaj komune, Bratislav Nikoliq, ėshtė mjaft e lartė dhe kjo ėshtė njėra nga veprimtaritė kryesore, sipas tij,  mė tė cilėn merren banorėt e kėsaj ane. Ai tha se viteve tė kaluara ėshtė arritur njė rekord i prodhimit tė mjedrės, ndėrsa sipėrfaqe tė mbjella me kulturėn e mjedrės nė kėtė komunė janė rreth 30 hektarė. Ndėrkaq, njėri nga pėrfituesit e kėtyre granteve, Ivan Velkoviq, tha se pėrmes kėtij programi ka arritur tė realizojė idenė e tij pėr tė bėrė agrobiznes, tė cilėn do ta zhvillojė dhe zgjerojė edhe mė shumė nė tė ardhmen.

Vlera e pėrgjithshme e kėtyre granteve investive arrin shumėn prej 73 mijė e 600 euro dhe 47 fermerėt pėrfitues pėrmes kėsaj pėrkrahje kanė shtuar edhe 7 hektarė tė rinj me kėtė kulturė bujqėsore. Ndėrsa, pėrfitues tė granteve dhe subvencioneve nga Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, nė komunėn e Shtėrpcės janė gjithsej 94 fermerė dhe vlerė e pėrkrahjes arrin nė rreth 66 mijė euro.