Kultivimi i bimëve mjekësore, mjaft fitimprurës

Publikuar: 03.07.2012 - 17:02

Istog, 3 korrik - Kultivuesit dhe pėrpunuesit e bimėve mjekėsore i kanė shtuar kapacitetet teknike pėr prodhimin dhe pėrpunimin e kėtyre bimėve dhe kjo ka mundėsuar qė bimėt mjekėsore tė jenė edhe mė tė kėrkuara nė tregun e jashtėm. Kultivimi i kėtyre bimėve po rezulton tė jetė mjaft fitimprurės pėr fermerėt kosovarė dhe pėr kėtė qėllim, Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, nė vitin e ardhshėm, planifikon ta mbėshtes edhe kėtė prodhimtari, pėrmes hartimit tė njė programi specifik pėr to.Ministri i MBPZHR-sė, Blerand Stavileci, gjatė vizitės qė i bėri kompanisė “Agroprodukt Syne” nė Istog, e cila merret me grumbullimin, pėrpunimin dhe prodhimin e bimėve mjekėsore, vlerėsoi se prodhimtaria e bimėve aromatike dhe mjekuese ėshtė mjaft e rėndėsishme edhe nė vendin tonė.

Ai tha se shumė regjione tė vendit tonė, pėrmes kėsaj prodhimtarie, e cila ėshtė kultivuar edhe nė tė kaluarėn, mund tė kenė njė tė ardhme shumė premtuese. “Ne nė planet tona tė ardhshme, do tė kemi edhe njė program specifik pėr bimėt mjekuese dhe aromatike, pasi qė kjo prodhimtari ėshtė shumė profitabile dhe pėrmes saj mund tė sigurohen tė ardhura shumė tė mira nga fermerėt tanė. Si nga fermerėt qė bėjnė kultivimin, ashtu edhe nga ata qė bėjnė grumbullimin e kėtyre bimėve”, tha ministri Stavileci. Kushtet klimatike dhe tokėsore qė e karakterizojnė vendin tonė, sipas ministrit mundėsojnė rritjen e shumė llojeve tė bimėve mjekėsore.

Ministri Stavileci theksoi se nė tė ardhmen, tregu i jashtėm mund tė jetė edhe mė i leverdishėm pėr fermerėt kosovarė qė merren me kėtė veprimtari.

Ndėrsa, drejtoresha e misionit tė USAID-it nė Kosovė, Maureen Shauket, tha se pėrmes asistencės teknike, USAID-i ka arritur t’i mbėshtes edhe kultivuesit e kėtyre bimėve dhe njė prej pėrfituesve tė tyre ka qenė edhe kompania “Agroprodukt Syne”.

“Krejt pėrkrahja qė kemi ofruar ėshtė bėrė pėr tė ngritur kualitetin e bimėve mjekėsore qė kultivohen nė Kosovė”, thotė Shauket.