Buka dhe drithërat, ushqimi kryesor i kosovarëve

Publikuar: 20.06.2012 - 11:28

Prishtinė, 20 qershor - Kosovarėt parapėlqejnė produktet nga drithėrat si ushqimin kryesor. Anketa e realizuar nga Agjencia e Statistikave tė Kosovės, e publikuar nė qershor, tregon se ushqimi nė Kosovė dominohet nga buka dhe drithėrat, mishi, qumėshti, djathi dhe vezėt. Pas kėtyre produkteve ushqyese radhiten perimet dhe pijet joalkoolike.

Sipas publikimit tė Agjencisė sė Statistikave, pjesa mė e madhe e buxhetit tė ekonomive familjare shpenzohet nė ushqim dhe banim, shkruan “Koha Ditore”. Mė saktėsisht, 38 pėr qind e buxhetit familjar shpenzohet pėr ushqim, ndėrsa 31 pėr qind pėr banim. Pjesa tjetėr shpenzohet pėr transport nė masė prej 6 pėr qind dhe pėr veshmbathje 5 pėr qind. Tė gjitha kėto sė bashku pėrbėjnė 84 pėr qind tė konsumit tė pėrgjithshėm dhe shpenzimit tė parasė nė familje. E pjesa tjetėr e shpenzimeve, sipas publikimit, pėrbėhet nga shpenzimet qė bėhen pėr alkool dhe duhan, dhe kryesisht pėr ēėshtje tė argėtimit.

Statistikat qė i referohen nė pėrgjithėsi vitit 2011, tregojnė se vetėm rreth 7 pėr qind e konsumit tė pėrgjithshėm pėrfshin ushqimin nga prodhimi vetjak.

“Tė dhėnat pėr konsum merren nga ekonomitė familjare, pėrderisa tė ardhurat fitohen nga individėt. Alkooli dhe duhani, veshmbathjet, argėtimi dhe disa gjėra tjera specifike mund tė konsumohen individualisht, por pjesa mė e madhe, si ushqimi, banimi dhe furnizimi shfrytėzohen sė bashku nga pjesėtarėt e ekonomive familjare”, thuhet nė dokumentin e Agjencisė sė Statistikave. Shumica e konsumit bazohet nė mallrat e blera dhe shėrbimet e paguara gjatė periudhės sė referuar, dhe njė pjesė mė e vogėl nė mallrat tė prodhuara vetė. Sipas dokumentit, ekonomitė familjare me arsim tė lartė dhe ekonomitė familjare urbane mund tė shihen si treguese pėr zhvillimin e ardhshėm tė konsumit. Brenda vitit 2011, njė ekonomi familjare mesatarisht ka shpenzuar 7 mijė euro pėr jetesė normale. Nga kjo vėrehet se ka pasur zbritje prej 0.5 pėr qind tė fuqisė blerėse nė krahasim me vitin 2010. Statistikat tregojnė se kosovarėt kanė shpenzuar rreth 6 pėr qind mė shumė pėr ushqim brenda vitit 2011, nė krahasim me vitin 2010. Por, tė njėjtit kanė reduktuar shpenzimet pėr veshmbathje pėr 11 pėr qind. Trend i njėjtė e ka pėrcjellė edhe sektorin e shėndetėsisė. Sipas tė dhėnave, kosovarėt qė jetojnė nė zona urbane gjithnjė e mė pak po shpenzojnė pėr shėrbimet spitalore. Por, ndryshe nga ta, rreth 4 pėr qind janė mė tė larta shpenzimet e banorėve qė jetojnė nė zona rurale pėr shėrbimet shėndetėsore. Mesatarisht njė familje nė Kosovė shpenzon 173 euro nė vit pėr shėndetin. Me gjithė zbritjen e vazhdueshme tė ēmimeve pėr komunikimin me telefon, statistikat tregojnė se ka pasur rritje tė shpenzimeve pėr kėto shėrbime. Nė vitin 2011 shpenzimet pėr komunikim kanė pasur njė rritje prej 5 pėr qind krahasuar me vitin 2010. Nė vendbanime urbane po vėrehet rritja e shpenzimeve pėr komunikim ndėrsa nė ato rurale nuk ka ndryshime tė mėdha. Sipas tė dhėnave, njė familje kosovare mesatarisht shpenzon 200 euro nė vit nė shėrbimet hoteliere e restorante, pėrderisa shpenzon vetėm 66 euro nė arsim. E tė dhėnat flasin se rreth 13 pėr qind e numrit tė banorėve nė vend janė duhanpirės. Nė buxhetin e pėrgjithshėm tė ekonomisė familjare pėr vitin 2011, alkooli dhe duhani marrin pjesė rreth 4 pėr qind, apo 259 euro nė vit. Ėshtė evidente njė rritje e lehtė prej 2 pėr qind nė shpenzimet pėr konsum tė alkoolit dhe duhanit nė krahasim me vitin 2010.