Shqipëria ankohet në CEFTA për bllokimin e çimentos

Publikuar: 14.06.2012 - 09:53

Tiranė, Kukės, 14 qershor - Vendimi i Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės  pėr vendosjen e njė tarife prej 35 pėr qind pėr ēimenton e importuar ka ēuar nė zero eksportin e kėtij produkti nga Shqipėria nė Kosovė. Qeveria e Shqipėrisė pritet tė reagojė nė kuadėr tė CEFTA-s, ndaj kėsaj mase tė ndėrmarrė nga pala e Kosovės.

Drejtori i Doganės sė Kukėsit, Ali Tota, ka bėrė tė ditur se tė mėrkurėn, ndryshe nga ditėt e tjera, asnjė automjet i ngarkuar me ēimento nuk ėshtė paraqitur nė Morin pėr tė kaluar nė Kosovė, shkruan sot “Koha Ditore”.

”Jemi gjendur para njė tė papriture, kur tė mėrkurėn nė Morin nuk ėshtė paraqitur asnjė automjet i ngarkuar me ēimento, ndėrkohė qė ditėt e tjera krijohej njė radhe e gjatė e kamionėve tė ngarkuar me kėtė artikull. U interesova nė Doganėn e Kosovės dhe ata mė thanė se fajin e ka “Kusari-Lila”.

“Problemi i bllokimit tė eksportit tė ēimentos po diskutohet nė instancat e larta tė Qeverisė”, tha drejtori Ali Tota.

Pėr vendimin e ndėrmarrė nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės janė njohur edhe zyrtarėt e lartė tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės nė Shqipėri.

”Me vendimin e Ministrisė, Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės jam njohur sot (tė mėrkurėn) nė mėngjes, por nuk kam asnjė reagim pėr ju si gazetar”, thotė Pranvera Kastrati, drejtoreshė e Politikave tė Integrimit Tregtar nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės sė Shqipėrisė. Lidhur me aplikimin e tarifės 35 pėr qind pėr ēimenton nė Doganat e Kosovės ka pranuar tė prononcohet shkurt zėvendėsministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės sė Shqipėrisė, Enno Bozdo.

“Me problemin e njė tarife ekstra  prej 35 pėr qind pėr ēimenton e importuar e aplikuar nė Doganat e Kosovės pas njė vendimi tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė sė kėtij vendi jemi njohur sot. Aktualisht jemi nė procesin e verifikimit. Po tė ketė shkelje tė marrėveshjeve do tė reagojnė nė sekretariatin e CEFTA-s”, deklaron pėr “Kohėn Ditore” zv.ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės sė Shqipėrisė, Enno Bozdo.

Bozdo, nė detyrėn e tij si zėvendėsministėr mbulon edhe MTL-tė me vendet e rajonit. Gjatė dy vjetėve tė fundit ēimentoja e Fushė-Krujės zė vendin e parė nė gamėn e artikujve qė eksportohen nga Shqipėria nė Kosovė, ndėrkohė qė nė vitin 2011 eksporti i ēimentos ėshtė dyfishuar krahasuar me vitin 2010. Gjatė vitit 2011 janė eksportuar nė Kosovė nga firma “Fushė-Kruja Cement Factory”, 264480 ton ēimento. E krahasuar me vitin 2010 ka njė rritje prej 144797 tonesh ose 1.2 herė mė shumė. Edhe nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2012 importi nga Shqipėria ka vazhduar tė dominojė, pasi janė importuar 102 mijė  tonė ēimento. Zyrtarė tė doganės sė Kukėsit pohojnė se fillimi i ndėrtimit tė autostradės Vėrmicė-Merdar ka ndikuar nė rritjen e vėllimit tė eksportit tė ēimentos e cila zė peshėn kryesore nė eksportet e Shqipėrisė nė drejtim tė Kosovės. ”Cilėsia, por edhe ēmimi mė i ulėt ka bėrė qė ēimentoja e Fushė-Krujės tė jetė  konkurruese nė tregun e Kosovės”, argumentojnė zyrtarė tė doganės sė Kukėsit.

Ēimentoja pėrfshihet nė marrėveshjen e tregtisė sė lirė nė mes Kosovės e Shqipėrisė, por eksportuesit tashmė janė  tė detyruar tė paguajnė pėrveē TVSH-sė edhe njė tarifė plus nė masėn 35% tė vendosur nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė Kosovės. Kėtė masė ministrja Kusari-Lila thotė se e ka ndėrmarrė pėr tė mbrojtur prodhimin vendas. Por prodhuesi i vetėm nė Kosovė ėshtė “SharrCemi”, qė ėshtė nė pronėsi tė kompanisė greke “Titan”.

Me ligjin 9122, datė 29/07/2003, tė miratuar nga Parlamenti i Shqipėrisė  ėshtė bėrė ratifikimi i Marrėveshjes sė Tregtisė sė Lirė ndėrmjet Shqipėrisė e Kosovės. Me kėtė marrėveshje palėt kontraktuese kanė synuar tė krijojnė gradualisht njė zonė tė tregtisė sė lirė ndėrmjet tyre. Kujtojmė se kjo marrėveshje ėshtė hartuar nė pėrputhje me dispozitat e Marrėveshjes sė  M.P.T.T tė vitit 1994 dhe Marrėveshjes themeluese tė Organizatės Botėrore tė Tregtisė. Konflikti Shqipėri-Kosovė pėr moszbatim tė MTL-sė ka mė shumė se dy vjet qė qėndron i hapur, ku patatja e Kosovės ėshtė shndėrruar nė “mollė sherri” mes dy vendeve. Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gerxhalliu, nė tetor tė vitit 2010, paralajmėroi rishikim tė marrėdhėnieve tregtare me Shqipėrinė ku  pala kosovare ka hedhur  dyshime se Shqipėria po bėn proteksionizėm pėr tė favorizuar grupe tė caktuara pėr produktin e patates. Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės kėrcėnoi asokohe se do tė ankohej zyrtarisht kundėr Shqipėrisė nė sekretariatin e CEFTA-s, bordit qė mbikėqyr Marrėveshjen e pėrbashkėt tė Tregtisė sė Lirė nė rajon. Tė njėjtėn gjė ka pėrsėritur edhe pala shqiptare, por kėsaj radhe nga pėrfaqėsues tė Qeverisė, pikėrisht nga numri dy i Ministrisė  sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Enno Bozdo. 

xhevdeti14.06.2012/14:32

Si te mirren vesh shqiptaret,nje shqiptare me dhjete politika,popull i quditshem jemi ne dhe Qeveri te quditshme kemi ne Kosove dhe Shqiperi.Keto Qeveri shume me lehte gjejne gjuhe te perbashket me Serbine se ne mes veti,keto qeveri jane gazi i botes ,keto qeveri jane duke e poshtruar kombin me keto gafe tregtije.Turp,turp,turp per ministrite e dyanshme te tregtise.

arjani14.06.2012/13:45

bravo, duhet me vazhdu edhe me produktet tjera, me ato qe ka kapacitet Kosova ti prodhoj vet.

Saqip Zeneli 14.06.2012/13:12

Edhe ateher edhe sot viktima eshte qytetari i Kosoves.Nuk harrohet periudha e viteve '98 dhe '99 ,ekzodi i kosovareve ne Shqiperi dhe pritja e tyre fisnike dhe nuk duhet tash te sillemi sikur jemi dikush sepse as politike Kosovare nuk mundet me ba mjaft pa perkrahjen e Shqiperise.

Kodi LEKA

Meha Ludwigshafen14.06.2012/12:55

Armiku ma i madh i SHqiptarit hiq pa dyshim esht vet SHqiptari,kjo shifet ne gjdo cep te dy vendeve.

prks14.06.2012/12:53

O komentues te painformuar. cfare bravoje per Kusarin! kur asnje gje nuk e ben per interesa te popullit por te individeve. Interesohuni pak kush po mbrohet me kete takse! kush e ka ne pronesi prodhimin e cimentos ne KS e e shihni. Pse Kusarja nuk i mbron bujqit e shkrete por pasaniket?! tregomani nje rast kur ka tentuar te mbroj bujqesin Kosovare?! Edhe une si ju i pata besuar fort Kusares por e verteta del shpejt ne shesh

valmir14.06.2012/12:06

bravo zonja kusari lila kthejav, se a din qka na kan bo kta me patate hiq burra te mir nuk jon as kta

Prodhusi i Patates14.06.2012/12:02

Nji keshille , Shkoni e eksportoni ne Egjipt dhe Kine , se ne patet tona i hodhem ne Lumin e Sitnices, per shkak te Importimit tuaj te patates nga Egjipti dhe Kina. Merrni keshilla nga Ridvan Bode.

Ajnishahi14.06.2012/10:38

Tash kan me u bo kajl te gjitha patatet e kosoves me i ble edhe poqese do tju duhet me i hudh ato ne berllok.

Mc skenderbe14.06.2012/10:16

paramenoni sikurse serbia te paguante extra 35, athere kriminelet e "kosoves" nuk kishin pasa nevoje te vodhin bugjetin e "kosoves" po me ato leke te serbis do ti mbushnin nevojat e tyre ... koruptuese, primitive te mentalitetit te shumtuar turkoserbull.

llaki14.06.2012/10:07

aj zot ne vend qe mej blloku te serbis keta ja bllokojn shqipris zot e makeq.po kurr njerz skeni mu bo ne vend qe shqipria dhe ks mos me pas dogane ne mes veti keta edhe i bllokojn he shiptarin n....

besi14.06.2012/10:04

Te lumte zonja kusari bile as mos e nderro mendjen le te ankohe ku te dojne dhe at cimente kur te ja fillon me u prishe le ta hedhin para qeverise sikurse kosovaret qe i hedhen patatet qe keta te shqiperise e bene te njejte gje duke ngritur qmimin per pataten kosovare dhe qonja edhe ju tash egjiptit sepse ditshi te bleni patate prej keti shteti .