Kalendari historik

19 Nëntor 2013 - Kalendari historik, 19 nëntor 2013-11-19

1863 - Lufta Civile Amerikane - Presidenti Abraham Linkoln mban një fjalim në ceremoninë e përkushtimit të varrezave për ushtarët e rënë në betejën në Gettysburg. Fjalimi  i tij zgjati vetëm dy minuta, dhe një gazetë e kohës e quajti "fjalim që do të mbulohej nga mjegulla e kohës". Por ndodhi e kundërta, fjalimi i Getisburgut sot u mësohet fëmijëve të shkollave për recitim, dhe cilësohet si më i rëndësishmi në historinë amerikane; ndërsa gazeta Patriot News, pasardhëse e gazetës Patriot & Union e cila botoi komentin nënçmues më 1863, vetëm pak ditë më parë, 13 nëntor 2013, në një shkrim të saj kërkoi ndjesë duke thëne se redaktorët e asaj kohe nuk e kishin kuptuar “rëndësinë e momentit, elokuencën e përjetshme dhe rëndësinë e vazhdueshme të fjalimit të presidentit Linkoln." Beteja në Gettysburg, u zhvillua nga data 1 deri më 3 korrik të vitit 1863, fitorja e saj nga ushtria e Unionit shënoi pikëkthesën në luftën civile, që përfundoi më 1865 me fitoren e forcave të bashkimit.



"87 vjet më parë etërit tanë krijuan në këtë kontinent një komb të ri, konceptuar në liri dhe përkushtuar në pohimin se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Tani ne jemi angazhuar në luftë të madhe civile, provim nëse ky komb ose çdo komb i konceptuar dhe i përkushtuar në këtë mënyrë mund të durojë gjatë. Ne jemi mbledhur në një fushë-betejë të kësaj lufte të madhe. Kemi ardhur t'ia përkushtojmë një pjesë të kësaj fushe, vend-pushimit përfundimtar për ata që këtu dhanë jetën që ky komb të mund të rrojë. Kjo është krejt e nevojshme dhe përshtatshme që duhet t'a bëjmë. Por, në një kuptim më të gjerë, ne nuk mund t'a përkushtojmë - nuk mund t'a bekojmë - nuk mund t'a shenjtërojmë - këtë tokë. Burrat trima, të gjallë e të vdekur, të cilët luftuan këtu, e kanë shenjtëruar atë, përmbi fuqisë sonë të pakët për të shtuar apo hequr. Bota pak do të vërë re, pak do të mbajë mend çfarë ne themi këtu, por ajo kurrë nuk mund të harrojë çfarë ata bënë këtu. Kjo është për ne të gjallët, të përkushtohemi për punën e papërfunduar të cilën ata të cilët luftuan këtu deri tani kaq fisnikërisht e avancuan. Është për ne që të përkushtohemi për detyrën e madhe të mbetur para nesh - që nga këta të vdekur të nderuar të marrim përkushtim në rritje për kauzën për të cilën ata dhanë masën e fundit të plotë të përkushtimit - që ne këtu të vendosim se këta të rënë nuk kanë vdekur kot - se ky komb, nën Perëndinë, do të ketë një lindje të re të lirisë - dhe se qeveria e popullit, nga populli, për popullin, nuk do të zhduket nga faqja e dheut."

1912 - Ushtria serbe merr Manastirin duke zmbrapsur trupat osmane, pjesa më e madhe e të cilëve, rreth 40-mijë, u tërhoqën drejt Korçës. Për shqiptarët, gjendja po bëhej alarmante. Në Vlorë, djali i Ismail Qemalit, Edhem, në marrëveshje me parinë, u dërgoi tegrame të gjitha qyteteve të vendit për të dërguar sa më shpejtë përfaqësuesit e tyre në Vlorë. Qyteti ndjehej i kërcënuar; trupat greke që kishin arritur në Himarë dhe po përparonin drejt Vlorës; dhe forcat shqiptare u nisën drejt grykave të Llogarasë për t'u prerë rrugën. Në veri, trupat malazeze përforcojnë rrethimin e Shkodrës me dy divizioneve të tjera; një malazez e një serb. Dy divizionet takohen afër Lezhës dhe pushtojnë qytetin pas disa orë luftimesh. Ndërkohë, Ismail Qemali nxitonte drejt brigjeve të Durrësit; Konti Bertold i Austrisë i kishte vënë në dispozicion anijen e tij. Për shqiptarët këto ditë i ngjanin tik-takut të orës, çdo sekondë ishte vendimtare.

1916 - Samuel Goldwyn dhe Edgar Selwyn krijojnë studion filmike Goldwyn Picture. Kjo kompani u provuar e suksesshme, por shenja identifikuese e luanit me ulërimën e tij që shoqëron hapjen e çdo film, është simboli për të cilin Goldwyn Picture  është më i famshëm.

1942 - Lufta e Dytë Botërore: Beteja e Stalingradit - Forcat sovjetike nën komandën e  general Zhukovit fillojnë kundër ofensivën ndaj trupave naziste, duke kthyer valën e betejës në favor të Bashkimit Sovjetik.

1950 - Gjenerali amerikan Dwight D. Eisenhower caktohet komandanti i lartë i NATO në Evropë. Pas 3 vjetësh, (janar 1953) Eisenhower do të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte qenë komandanti i forcave aleate.

1954 - Tele Monte Carlo, kanali më i vjetër televiz privat në Evropë, fillon transmetimet nën pronësinë e  Princit Rainier III.

1969 - Futbollisti Pele shënon golin e 1000-të ose O Milesimo. Pele e shënoi këtë gol me penallti gjatë një ndeshje të kampionatit brazilian në stadiumin Maracana, Rio de Janeiro.

1985 - Lufta e Ftohtë : Në Gjenevë , Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev takohen për herë të parë.

1988 - Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç deklaron publikisht se Serbia ndodhet nën sulm nga separatistët shqiptarë në Kosovë, si dhe nga tradhtarë të brendshëm, dhe nga një komplot i huaj për të shkatërruar Serbinë dhe Jugosllavinë.

1998 - Portreti i Vincent van Goghut pa mjekër, del për shitje në ankand. Kjo pikturë është edhe vetë-portreti i fundit i van Goghut, që ai ia dhuroi nënës për ditëlindjen e saj në vitin 1888. "Pa mjekër" është një nga pikturat më të shtrenjta të të gjitha kohërave - ajo u shit 71-milionë e 500-mijë dollarë në vitin 1998 në Nju Jork.

Mendim i ditës

"Nëse dukem i hutuar kjo është sepse po mendoj", Samuel Goldwyn

(VOA)

 

15 Nëntor 2013 - Kalendari historik, 15 nëntor 2913

1859 - Në Athinë ringjallen Lojrat Olimpike moderne pas rreth 1500 vjetësh. Fillimisht ato u quajtën Lojrat Olimpike të Zhapës, pasi u sponsorizuan e financuan nga Vangjel Zhapa, filantropist i lindur në vitin 1800 në Labovën e sipërme, fshat afër Tepelenës, (sot në qarkun i Gjirokastrës). Vangjeli e la fshatin e lindjes që  në moshën 13 vjeç dhe shkoi në Janinë. Aty gjen mbështetjen e labovitit tjetër Vangjel Meksi, kryemjek në oborrin e Ali Pashës (Vangjel Meksi (1770 – 1821) njihet si autor i një gramatike shqipe dhe përkthyesi i parë në shqip i Dhiatës së re.

Në moshën 20 vjeçare, Zhapa regjistrohet në forcat e Ali Pashë Tepelenës. Pastaj iu bashkua luftës greke për pavarësi nga perandoira osmane, duke luftuar përkrah suljotëve të Marko Boçarit. Pas revolucionit grek, aty nga viti 1831, Vangjel Zhapa largohet nga Greqia dhe vendoset në Rumani ku merret me spekullime në tregun e pasurive të patundshme.

Në vitin 1850, Zhapa njihet si një ndër afaristët më të pasur në Evropën lindore. Përveç ndihmave për ringjalljen e Lojrave Olimpike, Vangjel Zhapa dhuroi shuma të mëdha në drejtim të themelimit të shkollave, bibliotekave dhe institucioneve të tjera të ngjashme arsimore në të gjithë botën e pushtuar osmane, nga Stambolli deri në Labovë. Vangjel Zhapa vdiq në vitin 1865

1939 –Presidenti Franklin D. Roosevelt vendos gurëthemelin e parë të përmendores Thomas Jefferson ne kryeqytetin Uashington. Thomas Jefferson, është një nga etërit e SHBA-se, hartues i kushtetutës dhe i treti presidenti i Shteteve të Bashkuara.  Memoriali Jefferson, një strukturë e stilit  neoklasik, u projektua nga arkitekti John Russell Pope. Ndërtimi  i memorialit  përfundoi  në vitin 1943. Ndërsa Shtatorja prej bronzi e Jeffersonit u shtua në vitin 1947. Në vitin 2007 Memoriali i Jeffersonit u rendit i katërti në listën e Arkitekturës më të preferuar nga Instituti Amerikan i Arkitektëve.

1943 - Holokausti: Udhëheqësi i shërbimit sekret gjerman SS, Heinrich Himmler urdhëron që ciganët (romët) të trajtohen njësoj si hebrenjtë dhe të vendosen në kampet e përqendrimit" .

1944 - Vdiq në moshën 80-vjeçare britanikja Mary Edith Durham - artiste, natyraliste, udhëtare, shkrimtare - e cia u bë e famshme për studimet e saj antropologjike të jetës shqiptare në fillim të shekullit të 20-të. Edith Durham ishte më me e madhja e tetë fëmijëve. Ajo pati një rini tepër të lodhshme; kur i ati i vdiq, Edithit iu desh të kujdesej për gjithë familjen, ndërsa merrej me vetë-arsimim dhe zhvillonte talentin si piktore - Kur ishte 25 vjeç, punimet e saj u bënë pjesë e muzeut të Historisë Natyrore në Kembrixh.

 

Më 1913, shëndeti i saj u dobësua, dhe mjeku i rekomandoi pushim, larg halleve ditore. Kështu, Edith Durham u nis nga Londra në Trieste, në Kotor, në brigjet e Dalmacisë, dhe pastaj me rrugë tokësore në Mal të Zi. Ky ishte kontakti i parë me Ballkanin, që do të mbushte pjesën në vazhdim të jetës së saj.

Mary Edith Durham udhëtoi gjerësisht në Ballkan gjatë 20 viteve të ardhshme, duke u përqëndruar veçanërisht në Shqipëri, atëherë një nga zonat më të panjohura dhe më të pazhvilluara të Evropës. Durham punoi për shumë organizata ndihmash, skicoi, pikturoi e shkroi, duke mbledhur artin dhe folklorin shqiptar. Puna e saj ishte e një rëndësie të mirëfilltë antropologjike dhe për këtë arsye, Edith Durham u pranua anëtare e Institutit Antropologjik Mbretëror Britanik. Por ishin edhe shkrimet e saj që i dhanë asaj famën e veçantë. Ajo shkroi shtatë libra mbi çështjet e Ballkanit, nga të cilët "High Albania" (1909 ) është më i njohuri, dhe që ende vazhdon të konsiderohet nga të huajt si libër-udhëzues për të njohur dhe kuptuar zakonet e malësisë së veriut.

Me punën e saj, Mary Edith Durham erdhi duke u njëjtësuar gjithnjë e më shumë me çështjen shqiptare; ajo ishte përkrahëse e idesë së bashkimit të popullit shqiptar. Por Durham pati edhe kritikë të shumtë. Për shembull, ajo sulmohej vazhdimisht nga përkrahësit e shtetit jugosllav, të cilët mbështesnin përfshirjen e Kosovës në Serbi. Kjo e bëri Durhamin gjithnjë e më anti - serbe, duke dalë me shprehjen "paraziti serb" i cili synon jo për të krijuar një Jugosllavi, por për të përmbushur synimet për një Serbi të Madhe .... jo për çirimin e popujve por për t'i bërë ata edhe më të shtypur se më parë".

Disa intelektualë britanikë pro-serbë i kritikuan ashpër pikëpamjet e saj. Për shembull, Rebecca West (me një përvojë vetëm disa mujore udhëtimi në Jugosllavi shkroi librin e njohur pro-serb "Black Falkon…") e quante Durhamin "një udhëtare që i përshkruan shqiptarët masakrues të masakruar". Ndërsa historiani i njohur RW Seton-Watson komentonte se "duke kritikuar vazhdimisht mendësinë ballkanike, ajo u bë pjesë e kësaj mendësie".

Nga ana e tyre, shqiptarët e vlerësojnë lart Edith Durhamin, duke i dhënë asaj emrin "Mbretëresha e Malësorëve". Asdreni i përkushoi asaj një vëllim poetik, ndërsa, kur Durham vdiq më 1944, mbreti Zog në mërgim u shpreh: "Ajo na dha zemrën e saj dhe u bë zë në veshin e malësorëve tanë". Në vitet sundimit komunist (veçanërisht gjatë marrëdhënieve shumë të ngushta shqiptaro - jugosllave), emri i M. Edith Durhamit u la në heshtje, u përbuz, u ndalua. Në vitin 2004, presidenti Alfred Moisiu e cilësoi Edith Durhamin si një prej personaliteteve më të shquara të botës shqiptare gjatë shekullit XX.

1951 - Në Athinë fillon gjyqi ndaj Nikos Beloyannis, udhëheqës i rezistencës dhe kuadër i lartë i Partisë Komuniste Greke. Lindur në Amalias, Peloponez , më 1915 në një familje të pasur, në vitin 1930 ai shkon për të studiuar në Athinë, por para se të diplomohej, u arrestua nga regjimi i Metaksas dhe u transferua tek gjermanët pasi vendi u pushtua nga nazistet me 1941. Beloyannis arratiset nga burgu dhe bashkohet me Ushtrinë Çlirimtare Popullore greke (ELAS ). Pas luftë së dytë, ai bëhet Komisar i Ushtrisë Demokratike Greke ( DSE ) gjatë Luftës Civile dhe një nga të fundit që largohet nga vendi pas humbjes së komunistëve më 1949. Në qershor 1950 Beloyannis kthehet ilegalisht në Greqi për riorganizimin e Partisë Komuniste; arrestohet nën akuzat për tradhti  dhe si agjent i Bashkimin Sovjetik. Ai i mohoi të gjitha akuzat dhe në gjyq theksoi natyrën patriotike të veprimeve të tij. Belojanis u bë i njohur në botë si "Njeriu me Karafil" në dorë gjatë gjyqit dhe si i tillë ai tregohet në një skicë të famshme të Pablo Picassos. Përkundër thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare për mëshirë, gjyqi ushtarak e dënoi Belojanin dhe 11 shokë të tij me vdekje. Ai dhe 3 prej tyre, p\u ekzekutuan më 1952, të tjerëve dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm, por nga mesi i viteve 1960 ata u amnistuan. Beloyannis u bë viktimë simbolike e sistemit autoritar të pasluftës në Greqi. Emri i tij iu dha një fshati ndërtuar në Hungari për të strehuar refugjatët politikë grekë që jetonin në mërgim nga fundi i luftës civile (1949) derisa u lejuan të kthehen në Greqi nga qeveria e Andreas Papandreu në fillim të viteve 1980 .

1983 – Themelohet Republika turke e Qipros Veriore, e cila njihet vetëm nga Turqia.

1987 - Në Brasov, Rumani, punëtorët rebelohen kundër regjimit komunist të Nikolae Çausheskut. Revolta e Brasovit shkaktuar nga mungesat ushqimore, ishte një nga protestat e para të gjera publike që çuan në fundin e Çausheskut ne vitin 1989 (marrë nga VOA).

 

 

13 Nëntor 2013 - Kalendari historik , 13 nëntor 2013



1789 - Benjamin Franklin i shkroi letër një
miku në të cilën shprehet: "Në këtë botë asgjë nuk mund të thuhet të jetë
e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave.


1851 - Vendoset lidhja telegrafike kabllore
mes Londrës dhe Parisit. Tani, falë teknologjisë, jo vetëm lajmi mund të
udhëtonte mes dy kryeqyteteve, por edhe paqja pas disa dekadash të Luftërave
Napoleonike. Menjëherë pas kësaj lidhjeje, kompanitë telegrafike filluan
përgatitjet per shtrirjen e kabllove nen ujore edhe përtej Atlantikut, ne
Amerikë.


1868 - Themelohet në Nju Jork Shoqata
Filologjike Amerikane.  Fillimisht
anëtarët e saj merreshin me studimin e teksteve, por disiplina të tilla si gjuhësia dhe gjuhët moderne krijuan
shoqatat e veta. Më pas, Shoqata Filologjike Amerikane filloi të merrej edhe me
gjuhët klasike te antikitetit, ndërsa përkufizimi i filologjisë erdhi duke u
zgjeruar për të përfshirë shumë përqasje për të kuptuar më mirë lashtësinë.


1927 - Pas 7 vjetësh punë dhe shpenzime prej
mbi 48-milionë dollarësh, hapet për trafikun tunelit Holland qe lidh qytetin
Nju Jork me qytetin Xhersi te Nju Xhersit. Tuneli mban emrin e inxhinierit të
ndërtimit, Kliford Milburn Holland, i cili vdiq para se tuneli të përfundonte.


1947 - Bashkimi Sovjetik përfundon zhvillimin
e pushkës gjysme automatike AK - 47. Kjo armë njihet zyrtarisht si Avtomat
Kalashnikova (rusisht), ose Kallashnikov, AK, dhe Kalash, në zhargonin rus.


1986 - Shtetet e Bashkuara të Mikronezisë ose
Ishujt Marshall bëhen të pavarura nga Shtetet e Bashkuara. Në kuadër të paktit
për shoqërizim të lirë, Shtetet e Bashkuara kishin garantuar një ndihmë
financiare gjatë një periudhe 15-vjeçare nën administrim nga Zyra e Çështjeje
Ishullore në këmbim për autoritet të plotë ndërkombëtar të mbrojtjes.


Mendim i ditës


"Njeriu i cili kurrë nuk ka bërë gabim kurrë
nuk ka provuar gjë të re."


Albert Einstein


(Na VOA)

 

09 Qershor 2012 - Kalendari historik, 9 qershor

1870 – Autori Charles Dickens vdiq në moshën 58-vjeçare



1891 – Kompozitori Cole Porter lindi në Peru të Indianas.



1940 – Norvegjia iu dorëzua nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.



1958 – Mbretëresha hapi aeroportin e rregulluar në Gatwck, jug të Londrës, që ishte modernizuar me një kosto prej shtatë milionë sterlinash.



1969 – Senati amerikan konfirmoi Warren Burger në krye të drejtësisë të SHBA-së, duke e pasuar Earl Warrenin.



1970 – Mbreti Hussein i Jordanisë i shpëtoi një tentativë atentati, pasi që persona të armatosur kishin hapur zjarr mbi automjetin e tij zyrtar rrugës për pallat.



1978 – Liderët e Kishës së Jezu Krishtit hodhën poshtë politikën 148-vjeçare të moslejimit të njerëzve me ngjyrë që të bëhen priftërinj mormonë.



1993 – Princi japonez në fron, Naruhito, u martua me qytetaren Masako Owada.



1995 – Andrew Richard dënohet me burgim të përjetshëm për tentativë dhunimi të një burri tjetër, në rastin e parë të këtij lloji në Britani të Madhe. 

02 Qershor 2012 - Kalendari historik, 2 qershor

1771 - Rusia në luftë me Turqinë merr gadishullin Krim.



1840 -  U lind shkrimtari Thomas Hardy. Njihej si shkrimtari më i mirë anglez i kohës së tij por shkak të qëndrimeve për dashurinë dhe martesën u fut në luftë me konventat shoqërore.



1857 - U lind kompozitori e violinisti Edward William Elgar. Veprat e tij i kanë kontribuuar muzikës angleze në fund të shekullit XX. 



1882 - Vdiq revolucionari Giuseppe Garibaldi, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi dhe bashkimin e Italisë.



1904 - U lind kampioni olimpik dhe aktori Johnny Weissmuller. I pari ia doli të notojë 100 metra për një minutë. I njohur për rolin e tij në filmat me Tarzanin.



 

1924 -  Kongres i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ua njohu shtetësinë indianëve.



1940 - U lind mbreti grek Konstantin II, monarku i fundit grek.





1953 -  Mbretëresha angleze Elizabeth II u kurorëzua. Ky ishte kurorëzimi i parë që u transmetua nëpërmjet televizionit



1965 -  Në një eksplodim të minës humbën jetën 200 minatorë në një minierë afër Fukuokes.



1979 - Papa Gjon Pali II mbërriti në Poloni dhe kjo ishte vizita e parë e një pape në një vend komunist



1987 - Vdiq kitaristi spanjoll Andres Segovija, i njohur për interpretimet mjeshtërore të veprave klasike.



1999 - Gratë japoneze luftuan për të drejtën e përdorimi pilulave kontraceptive, gati 30 vjet pasi ajo përdorej në Perëndim.



2004 - Vdiq tenori bullgar Nikolai Giaurov.



2008 -  Vdiq blues muzikanti i njohur amerikan Bo Didley, i njohur për hitet "I`m a Man", "Who Do You Love" dhe "Mona".

26 Maj 2012 - Kalendari historik, 26 maj

1994 - Pop ylli Michel Jackson dhe Lisa Marie Prisley u martuan në Republikën Domenikane.



1670 – Charles II dhe Louis XIV nënshkruajnë një traktat të fshehtë në Dover, Angli, duke i dhënë fund armiqësive mes Anglisë dhe Francës.



1691 - Jakobi Leiser, udhëheqës i kryengritjes popullore, ekzekutohet për tradhti.



1805 - Napoleon Bonaparta u kurorëzua mbret i Italisë.



1868 - Presidenti Endri Johnson lirohet nga të gjitha akuzat e fajit.



1896 - Kurorëzohet Cari i fundit i Rusisë, Nikolla II.



1897 - Kopjet e para të romanit klasik “Drakula”, të shkrimtarit irlandez  Bram Stocker, dalin në shitje libraritë e Londrës.



1940 - Fillon evakuimi i forcave aleate nga Dunkirk.



1961 - Një bombardues amerikan, Air Force, fluturon nëpër Atlantik, në një rekord pak më shumë se tre orë.



1969 - Apollo 10 kthehet në Tokë.



1920 - Lindi Pegi Li, xhaz këngëtar

19 Maj 2012 - Kalendari historik, 19 maj

1536 – Anne Boleyn, bashkëshortja e dytë e Mbretit Henry VIII të Anglisë, ekzekutohet me prerje koke për shkelje kurore, tradhti dhe incest.



1802 – Napoleon Bonaparte themelon Legion d’Honneur.



1881 – Lindi presidenti i parë dhe themeluesi i shtetit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.



1919 – Mustafa Kemal Ataturk zbarkon në Samsun në brigjet e Detit të Zi të Anadollit, duke e nisur atë që më vonë është emërtuar si Lufta turke për pavarësi.



1974 – Valey Giscard d’Estaing zgjidhet president i Francës, duke mposhtur në këtë betejë socialistin, Francois Mitterrand.



1980 – Nëntë persona humbën jetën si pasojë e një erupsioni masiv të vullkanit në malin Shën Helena në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



1984 – Trupat afrikanojugore sulmojnë Zambinë, Zimbabvenë dhe Botsvanën, duke u dhënë fund kështu përpjekjeve diplomatike për të siguruar një fund paqësor të aparteidit.



1991 – Kroatët votojnë për pavarësi në referendumin e tyre mbarëkombëtar.



1994 – Vdiq Jacqueline Kennedy Onassis, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



2004 – Baballarë të zemëruar të ushtarëve britanikë të angazhuar në luftën në Irak sulmojnë kryeministrin britanik, Tony Blair, me një pluhur vjollcë në Dhomën e Përfaqësuesve. 

12 Maj 2012 - Kalendari historik, 12 maj

1820 - Florence Najtingale , themeluesja e infermierisë moderne,  lindi në Firence, Itali. Ajo njihej edhe si “Zonja me Llambë” për zakonin e saj për të bërë raunde gjatë natës. Për nder të saj, më 12 maj, në ditën e lindjes së saj, bota shënon Ditën e Infermierisë,



1870 - Manitoba hyn në konfederatë si një provincë kanadeze.



1907 - Aktorja Catarine Hupbarn lind në Hartford, Conn



1932 - Trupi i djalit të rrëmbyer të Cahrles Lindberg dhe Ane gjendet në një zonë të pyllëzuar në Hopeuell.



1937 - Mbreti i Britanisë George VI u kurorëzua në Uestminster Abei.



1943 - Forcat e Boshtit në Afrikën e Veriut dorëzohen gjatë Luftës së Dytë Botërore.



1949 - Bashkimi Sovjetik njofton dhënien fund të bllokadës së Berlinit.



1965 - Gjermania Perëndimore dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike.



2002 – Jimmy Carter u bë i pari ish-president i SHBA-së që viziton Kubën qysh  nga Fidel Castro mori pushtetin në vitin 1959.



2008 - Një tërmet në provincën Sichuan të Kinës mori jetën e rreth 70.000 njerëzve

05 Maj 2012 - Kalendari historik, 5 maj

1818 -     Filozofi politik, Karl Marx, u lind në Prusi.

1821 -    Napoleon Bonaparta vdiq në ekzil, në ishullin St. Helena.

1925 -    John T. Scopes u arrestua në Tennessee, pasi që u kishte mësuar nxënësve Teorinë e Evolucionit të Darvinit.

1945 -    Në sulmin e vetëm të tillë fatal gjatë Luftës së Dytë Botërore një bombë japoneze shpërtheu në malin Gearhart në Oregon, duke e vrarë bashkëshorten shtatzënë të një ministri dhe pesë fëmijë.

1955 -    Gjermania Perëndimore u bë shtet sovran.

1955 -    Mjuziklli me temë nga bejsbolli “Damn Yankees" filloi të shfaqet në Broadëay.

1981 -    Grevisti i IRA-s, Bob Sands, vdiq në burgun e Irlandës së Veriut, në ditën e tij të 66-të pa ushqim.

1985 -    Presidenti amerikan Ronald Reagan mori pjesë në ceremoninë e vënies së kurorave në një varrezë ushtarake në Gjermani. Vizita u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, pasi që 49 pjesëtarë të njësisë elite naziste ishin të varrosur atje.

2000 -    Reformatorët i fituan zgjedhjet në Iran, duke e fituar kontrollin nga konservativët për herë të parë që nga revolucioni islamik i vitit 1979.

2005- Në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe, Partia Laburiste e Tony Blair siguroi shumicën absolute në parlamentin britanik, ndërkaq Blair u zgjodh për herë të tretë kryeministër.

 

28 Prill 2012 - Kalendari historik, 28 prill

1945 - U ekzekutua nga partizanët italianë pranë liqenit të Komos, një ditë pas arrestimit të tij, diktatori fashist italian, Benito Musolini.



1952 - Japonia rifitoi sovranitetin dhe pavarësinë e saj pas hyrjes në fuqi të traktatit të paqes të San Franciscos në vitin 1951.



1965 - Marinsat amerikanë zbarkuan në Republikën Domenikane pas përmbysjes së qeverisë së Donald Reid Kabralit.



1969 - Presidenti francez Charles de Gaulle dha dorëheqjen, pasi votuesit hodhën poshtë me referendum reformat e mëdha qeveritare.



1980 - Dha dorëheqjen Sekretari i Shtetit Amerikan, Sirius Vens, i cili nuk mundi të duronte dështimin e misionit komando për lirimin e pengjeve amerikane në Iran.



1989 - Argjentina u godit nga hiperinflacioni, duke hedhur kështu në rrugë mijëra vetë pa asnjë të ardhur apo ndihmë financiare.



1989 - Roj Medvedjev, historiani sovjetik i persekutuar për demaskimin e krimeve të Stalinit në studimin e tij "Lini historinë të gjykojë", u pranua përsëri në Partinë Komuniste pas 20 vjetëve.



2005- Iraku krijoi qeverinë e parë demokratike në 50 vjetët e fundit. 

21 Prill 2012 - Kalendari historik, 21 prill

1789    John Adams dha betimin si nënpresidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1816    Charlotte Bronte, autorja e romanit "Jane Eyre", u lind në Thornton të Anglisë.

1960    Brazili inauguroi kryeqytetin e vet të ri, Brasilia, duke e transferuar selinë e qeverisë shtetërore nga Rio de Janeiro.

1975    Presidenti vjetnamezo-jugor, Nguyen Van Thieu dha dorëheqje pas 10 vitesh në pushtet.

1977    Mjuziklli "Annie" filloi të shfaqej në Broadway.

1992    Robert Alton Harris u bë personi i parë që u ekzekutua nga shteti i Kalifornisë pas 25 vitesh, pasi që ishte dënuar me vdekje për vrasjen në vitin 1978 të dy tinejxherëve.

2004    Pesë sulmues vetëvrasës aktivizuan autobombat në ndërtesat policore në qytetin Basra të Irakut, duke vrarë të paktën 74 persona.





 

14 Prill 2012 - Kalendari historik, 14 prill

1629 - Lindi Christian Hughens, shkencëtar dhe astronom holandez. Ai ka zbuluar unazat rreth Saturnit dhe ishte i pari që përdori pendulin për të rregulluar orën.



1759 - Vdiq organisti, violinisti dhe kompozitori Georg Friderik Handel.



1849 - Hungaria shpalli pavarësinë e saj nga Austria me Luis Kostuth si udhëheqës të saj.



1865 - Abraham Lincolni, presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, u qëllua nga John Wilkes Booth në teatër dhe vdiq një ditë më vonë. Andrew Johnson u bë president.



 1931 - Spanja u shpall republikë, pasi mbreti Alfonso abdikoi dhe u largua nga vendi.



1981 - Anija amerikane e hapësirës "Columbia" e tipit shuttle bëri një ulje të përsosur në bazën e forcave ajrore Edwards pas fluturimit të saj të parë të provës.



1999 - Pakistani kreu me sukses provën e një raketë balistike me një rreze prej 2 mijë kilometrash për të arritur Indinë. Një raketë e dytë u provua një ditë më vonë.



2000 - Astronomët, të cilët vrojtuan përmes universit kanë diktuar objektin më të largët që është vërejtur  ndonjëherë, një kuazar (yll) 26 miliard vite drite larg. Ky kuazar, i konfirmuar si objekti më i largët nga shkencëtarët që punojnë pranë "Sloan Digital Sky Survey", ndoshta filloi të lëshonte dritë në drejtim të Tokës, kur universi ishte më pak se një miliard vjeçar, theksuan shkencëtarët në një deklaratë. 

07 Prill 2012 - Kalendari historik, 7 prill

1483: U lind piktori e arkitekti italian, Raffaello Sanzio.

1909: Hulumtuesi amerikan Robert Peri arriti në Polin e Veriut, duke kaluar rrugën prej 1600 km në ekspeditën e tij në këmbë.

1941: Lufta e Dytë Botërore: Trupat gjermane sulmuan Greqinë dhe Jugosllavinë.

1945: Trupat partizane hynë në Sarajevë.

1992: Unioni Evropian pranoi pavarësinë e Bosnjë-Hercegovinës.

2010: Vdiq Corin Redgrave, aktori e aktivisti i njohur britanik.





 

31 Mars 2012 - Kalendari historik, 31 mars

1596- Lindi filozofi dhe matematikani francez Rene Dekart.

1732- Lindi Franc Jozef Hajdn, kompozitor austriak i 104 simfonive dhe i një numri të madh veprash vokale dhe  me muzikë dhome.

1889- U përurua në Paris Kulla e Eifelit.

1959- Dalai Lama, që u largua pas shtypjes së kryengritjes në Tibet nga forcat ushtarake kineze, arriti në kufirin indian, ku iu dha  strehim politik.

1983- Një tërmet shkatërroi qytetin kolumbian, Popajan, duke vrarë të paktën 500 veta.

1991- Traktati i Varshavës, që e mbajti Evropën Lindore nën kontrollin e rreptë të Kremlinit për 36 vjet, zyrtarisht pushoi ekzistencën e tij si një forcë ushtarake, kur komandantët sovjetikë dorëzuan detyrat e tyre.

1992- Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi embargon ajrore dhe të armëve kundër Libisë për ta detyruar atë që të dorëzojë të dyshuarit për vendosjen e bombave në aeroplan, që u rrëzua mbi Lekerbi, Skoci.

1993- Këshilli i Sigurimit i OKB-së autorizoi ndërhyrjen ushtarake për herë të parë në ish-Jugosllavi, duke miratuar përdorimin e forcës për të rrëzuar aeroplanët që shkelin zonat e ndaluara të fluturimit mbi Bosnjë- Hercegovinë.

2000 - Bisedimet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës që synonin kapërcimin e pengesës më të madhe të mbetur  për hyrjen e Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) përfundojnë pa marrëveshje.



 

17 Mars 2012 - Kalendari historik. 17 mars

1861 - Parlamenti shpalli mbretërinë e re të bashkuar të Italisë me Viktor Emanuelin II si mbret.

1938 - Lindi valltari i baletit rus, Rudolf Nurijev. I konsideruar si një nga balerinët më të mëdhenj të shekullit XX, ai u arratis në Perëndim në vitin 1961.

1939 - Kryeministri britanik, Nevil Chamberlein, akuzoi Adolf Hitlerin për mosmbajtjen e fjalës së dhënë pasi trupat gjermane kaluan kufirin çek.

1948 - U nënshkrua nga Britania, Franca dhe Vendet e Beneluksit Traktati i Brukselit, një aleancë 50-vjeçare midis vendeve nënshkruese, i cili parashikonte bashkëpunim ushtarak në rast të ndonjë sulmi.

1959 - Një kryengritje e madhe filloi në Tibet kundër sundimit kinez. Dalai Lama u largua i maskuar nga kryeqyteti.

1960 - U hap në Gjenevë Konferenca e Dytë e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën detare me pjesëmarrjen e 80 shteteve. Ajo përfundoi më 26 prill pa asnjë marrëveshje.

1996 - Një varr masiv i epokës komuniste u zbulua pranë qytetit të Afganistanit, Jhalalabad, kryeqytet i provincës së Nangaharit, në kufi me Pakistanin. Gërmimet e para treguan se me qindra vetë ishin varrosur në një vend pranë e kolonisë së familjeve Najmud Xhihad. Nga gërmimet se paku 500 persona janë varrosur kolektivisht atje.

2000 - Administrata Clinton përfundoi një marrëveshje me Smith and Wesson, një nga prodhuesit kryesorë të armëve të zjarrit të vendit, në mënyrë që ky i fundit të forconte mekanizmat e sigurimit mbi armët individuale.



 

10 Mars 2012 - Kalendari historik, 10 mars

1814 – Napoleon I i Francës mposhtet në Betejën e Laones në Francë.



1931 – Legjioni i të Huajve i Francës themelohet nga Mbreti Louis-Philippe për të mbështetur luftën e tij në Algjeri.



1906 – Në shpërthimin katastrofal në minierën Courrieres, të cilësuar si më i rëndi në gjithë Evropën, 1.099 minatorë mbesin të vdekur në veri të Francës.



1912 – Yuan Shikai jep betimin si presidenti i dytë i përkohshëm i Republikës së Kinës.



1922 – Mahatma Gandhi arrestohet në Indi, gjykohet për kryengritje dhe dënohet me gjashtë vjet burg, për t’u liruar vetëm afër dy vjet më vonë për një operacion të apendiksit.



1952 – Fulgencio Batista udhëheq një grusht shtet të suksesshëm në Kubë dhe emëron veten si “president të përkohshëm”.



1959 – Duke u frikësuar nga një tentativë rrëmbimi nga Kina, mbi 300.000 tibetianë u mblodhën përreth pallatit të Dalai Lamas për të parandaluar rrëzimin e tij.



1977 – Astronautët zbuluan për të parën herë unazat që rrethojnë planetin e Uranit.



1990 – Në Haiti, Prosper Avril rrëzohet nga pushteti vetëm 18 muaj pas marrjes së postit me një grusht shtet.



2006 – Anija kozmike “Mars Reconnaissance” arrin në planetin Mars.


04 Mars 2012 - Kalendari historik, 4 mars

1493 – Hulumtuesi Christopher Columbus arrin përsëri në Lisbonë, Portugali, në bordin e anijes së tij “Niba” nga udhëtimi në atë që sot është Bahamet dhe ishujt e tjerë të Karaibeve.



1791 – Vermont pranohet si shteti i 14-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



1797 – Në transferimin e parë ndonjëherë paqësor të pushtetit ndërmjet liderëve të zgjedhur në kohë moderne, John Adams betohet si president i SHBA-së, duke e trashëguar në këtë detyrë nga George Washingtonin.



1877 – Premiera e baletit  “Liqeni i Mjellmave” i Pyotr Ilych Tchaikovsky jepet në teatrin “Bolshoi” në Moskë.



1918 – Rasti i parë i gripit spanjoll paraqitet, duke e filluar kështu pandeminë më fatale mbarëbotërore.



1960 – Një anije mallrash franceze “La Coubre” shpërthen në Havanë, Kubë, duke lënë mbi 100 të vdekur. President kuban, Fidel Castro, fajëson SHBA-në.



1980 – Lideri nacionalist, Robert Mugabe, fiton në zgjedhjet në Zimbabve, duke u bërë kryeministri i parë i zi i zgjedhur në vend.



1994 – Myslimanët dhe kroatët e Bosnjës nënshkruajnë marrëveshje për formimin e një federate për sigurimin e unionit ekonomik me Kroacinë.



2001 – Katastrofa e Hintze Ribeiros ndodh në Portugali kur një urë rrëzohet në veri të vendit, duke lënë të vdekur 70 persona.



2005 – OKB-ja paralajmëron se rreth 90 milionë afrikanë mund të infektohen me virusin HIV në të ardhmen, në rast se nuk ndërmerren masa parandaluese për përhapjen e sëmundjes.



2009 – Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) lëshon urdhërarrest për presidentin sudanez, Omar Hassan al-Bashir, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Darfur.



 

03 Mars 2012 - Kalendari historik, 3 mars

1924. Kuvendi Popullor i Turqisë e hoqi nga përdorimi kalifatin mysliman dhe e dëboi nga vendi kalifin me familje, si pjesë e reformës së kryetarit Mustafa Kemal Atatürk dhe modernizimit të vendit.

1991. Banorët e Letonisë dhe Estonisë, bindshëm votuan për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.



1996. Partia Popullore Konservative e Hose Maria Asnar fitoi në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, duke ia ndërprerë traditën 13 vjeçare qeverisëse Felipe Gonsales.

1997. Vdiqën së paku 125 njerëz dhe 450 të tjerë u plagosën kur një tren udhëtarësh  në Punjab, shkaku i shpejtësisë devijoi rrugën nga binarët.

2000. Tribunali i Hagës, dënoi me 45 vjet burg, komandantin e forcave kroate në Bosnje, Tihomir Blashkiq. Ai u dënua për krimet e kryera ndaj popullsisë myslimane në Bosnjën qendrore në periudhën 1992-1994. Dhoma e apelit, më 2004 ia zvogëloi dënimin në 9 vjet.

2002. Me referendum, zviceranët u deklaruan që shteti i tyre të bëhet anëtar i OKB-së.

2004. Në Francë, me ligj u ndalua mbajtja e ferexhesë në shkollat shtetërore.

2005. Avanturisti Stiv Foset është personi i parë që fluturoi rreth botës pa ndërprerje. Fluturakja e tij, aterroi në tokë në Cansas pas tri ditësh të kaluara në ajër.



 

29 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 29 shkurt

1792 - U lind kompozitori i njohur italian Gioachino Antonio Rossini. Ai është autori i  39 operave, nga të cilat më të njohura janë “Berberi i Seviljes”, “William Tell” dhe “Othello”.

1808 - Napoleoni ia mësyu Spanjës, të cilën e pushtoi për një muaj.



1892 - Amerika dhe Britania e Madhe SAD nënshkruan marrëveshjen për gjueti fokash në detin Bering.

1920 - U lind aktorja franceze Simon Rusel, e njohur si Michel Morgan.

1944 - Trupat amerikane në Luftën e Dytë Botërore kryen invazion në ishujt Admiral në Oqeanin e Qetë dhe të cilat ndodheshin nën okupimin japonez.

1956 - Pakistani u shpall Republikë Islamike.

1960 - Në një tërmet të fuqishëm që goditi qytetin maroken Agadir, vdiqën 12.000 njerëz, ndërkaq ky qytet u shkatërrua gati tërësisht.

1992 - Në Bosnje e Hercegovinë u mbajt referendumi, në të cilin shumica e popullsisë së kësaj republike jugosllave u deklaruan për pavarësi nga RSFJ-ja. Serbët boshnjakë e bojkotuan referendumin, ndërkohë që tensioni kulmoi kur përpara Kishës në Sarajevë u vra serbi Nikola Gardoviq në dasmën e të birit të tij.

1996 - Në Peru ndodhi aksidenti më i rëndë ajror në historinë e këtij vendi. Aeroplani Boing 737 u rrëzua dhe humbën jetën 117 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.



 

26 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 26 shkurt

1815 – Napoleon Bonaparta ikën nga Elba.



1936 – Adolf Hitleri hap fabrikën e parë të gjigantit të prodhimit të veturave “Volkswagen” në Gjermaninë Lindore.



1952 – Kryeministri britanik, Winston Churchill, bën të ditur se vendi i tij posedon bombë atomike.



1979 – Eklipsi i diellit shihet në qytetin kanadez, Winnipeng Manitoba.



1984 – Trupat amerikane tërhiqen nga Bejruti. Presidenti Ronald Reagan dërgon trupa paqeruajtëse në gusht të vitit 1982.



1991 – Në Radion e Bagdadit, lideri irakian, Saddam Hussein, shpall tërheqjen e trupave irakiane nga Kuvajti.



1993 – Bombardimi i Qendrës Botërore të Tregtisë në NY. Një kamion bombë i parkuar nën Kullën Veriore të WTC-së shpërthen dhe shkakton vdekjen e 6 dhe lëndimin e qindra personave të tjerë.



2001 – Talebanët shkatërrojnë statujat gjigante të Budës në Bamyan, Afganistan.



2004 – Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, vdes në një përplasje aeroplani në afërsi të Mostarit, në Bosnjë-Hercegovinë.



2005 – Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, urdhëron ndryshimin e Kushtetutës, për të ndaluar zgjedhjet shumëkandidatëshe presidenciale para shtatorit të 2005-s, duke kërkuar nga Parlamenti miratimin e nenit 76.

25 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 25 shkurt

1570 – Papa Piu V përjashton nga Kisha mbretëreshën Elizabeth I të Anglisë.



1793 – George Washington mban takimin e parë të kabinetit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



1921 – Tbilisi, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Gjeorgjisë, okupohet nga Rusia bolshevike.



1932 – Adolf Hitleri siguron shtetësi gjermane përmes natyralizimit, e cila gjë i mundësoi atij që të garojë në zgjedhjet e vitit 1932 për president.



1941 – Në Amsterdamin e okupuar, grevë e përgjithshme është shpallur në përgjigje ndaj masave të shtuara antihebraike të vendosura nga nazistët.



1956 – Në një fjalim për kultin e personalitetit dhe pasojat e saj, lideri sovjetik Nikita Khrushchev dënon kultin e personalitetit të Joseph Stalinit.



1991 – Një raketë irakiane “Scud” godet një kazermë ushtarake amerikane në Dhahran, Arabi Saudite, duke lënë të vdekur 28 rezervistë të ushtrisë amerikane nga Pennsylvania.



1994 – Në xhaminë e Ibrahimit në qytetin e Bregut Perëndimor, Hebron, dr. Baruch Kappel Goldstein hap zjarr me armë automatike, duke vrarë 29 besimtarë palestinezë dhe duke lënduar edhe 125 të tjerë, para se të mposhtet dhe të rrihet deri në vdekje nga të mbijetuarit. Ngjarja ka mbetur e shënuar në histori si masakra e xhamisë Ibrahim.



2009 – Ndodh masakra BDR në Pilkhana, Dhaka të Bangladeshit. 74 persona vriten, në mesin e të cilëve më shumë se 50 zyrtarë ushtarakë, nga garda kufitare e Bangladeshit në brendi të selisë së saj.

 

22 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 22 shkurt

1495 – Mbreti francez, Charles VII, hyri ushtarakisht në Napoli për të marrë fronin. Ai pretendonte se ky ishte një post që i takonte mbretërisë së tij.



1856 – Partia Republikane amerikane mban Asamblenë e parë kombëtare në Pittsbugh. Ajo së bashku me Partinë Demokratike, rivalen më të madhe, u bënë dy partitë kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



1882 – Rithemelohet Mbretëria serbe.



1922 – Britania e Madhe në mënyrë të njëanshme deklaroi Egjiptin shtet të pavarur dhe sovran. Deri atëherë Egjipti ishte pjesë e perandorisë britanike që qeveriste shumë shtete të Lindjes së Mesme.



1948- Ndodhi puqi komunist në Çekosllovaki. Ky shtet ishte futur në orbitën sovjetike të komunizmit.



1958 – Egjipti dhe Siria fillojnë zyrtarisht bisedimet për nismën e tyre për krijimin e Republikës së Bashkuar Arabe.



2002 – Lideri rebel dhe politik i Angolës, Jonas Savimbi, vritet pas një sulmi të organizuar kundër tij.

 

18 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 18 shkurt

1873 – Lideri revolucionar i Bullgarisë, Vasil Levski, ekzekutohet me varje në Sofje nga autoritetet osmane.



1901 – Winston Churchill mban fjalimin e parë para Dhomës së Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe.



1913 – Raymond Poincaré zgjidhet president i Francës.



1929 – Shpallen çmimet e para për filmat dhe aktorët më të mirë në “Academy Awards”.



1930 – Duke i studiuar fotografitë e bëra në muajin janar, Clyde Tombaugh zbulon Plutonin.



1957 – Lideri rebel i Kenisë, Dedan Kimathi, ekzekutohet nga qeveria koloniale britanike.



1965 – Gambia fiton pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.



1979 – Bora bie në shkretëtirën e Saharës në jug të Algjerisë për të parën dhe të vetmen herë në histori.



1983 – Trembëdhjetë persona vdesin dhe një tjetër lëndohet rëndë në masakrën Wah Mee në Seattle, Washington. Kjo ishte njëra prej vrasjeve më masive me motive plaçkitjeje në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



2002- Në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë nisi procesi i dëshmive kundër Sllobodan Millosheviqit, i cili akuzohej për krime në Kosovë. Gjatë prezantimit të dëshmive që zgjati deri në shtator të këtij viti u dëgjuan 145 dëshmitarë.





 

11 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 11 shkurt

1975. Margaret Hilda Thatcher është zgjedhur kryetare e Partisë Konservatore. Kësisoj ajo është bërë femra e parë që ka marrë përsipër drejtimin e një subjekti politik.

1990. Lideri i Kongresit Nacional Afrikan, Nelson Mandela është liruar nga burgu pas qëndrimit 27 vjeçar prapa grilave në burgjet jugafrikane.



1996. Në një eksplodim të fuqishëm të një auto-bombe në Algjeri u vranë 17 persona dhe u plagosën 90 të tjerë.



2000. Në Paris, në moshën 72 vjeçare, vdiq regjisori Roger Vadim.



2001. Më se 7.500 njerëz kanë demonstruar në Gjermani kundër marshit neonacist, i cili mblodhi 250 pjesëmarrës.



2002. Si kundërpërgjigje ndaj civilëve izraelitë, aeroplanë dhe helikopterë izraelitë sulmuan Qendrën palestineze për siguri në Gaza.



2004. Shkencëtarë koreanojugorë dhe amerikanë bënë të ditur se me sukses klonuan embrionet njerëzore, të cilët do të përdoren për qëllime mjekësore.



2008. Vdiq aktori amerikan Roy Scheider.



 

08 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 8 shkurt

1575: U themelua universiteti “Leiden”



1915: U dha premiera e filmit “The Birth of a Nation”



1918: U botua për herë të parë gazeta “The Stars and Stripes”



1949: Kardinali Mindszenty i Hungarisë u dënua për tradhti



1952: Elizabeth II u shpall Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar



1971: Debutoi tregu i letrave me vlerë “Nasdaq”



2003: Qeveria federale gjermane refuzoi një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara që parashikonte kërcënim me sulm ushtarak ndaj Irakut







 

07 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 7 shkurt

1904 – Në Baltimor një zjarr i fuqishëm i cili zgjati afro 30 orë shkatërroi më tepër se 1.500 ndërtesa.



1989 – Shkrimtari francez, Emile Zola, nxirret përpara drejtësisë për shpifje në librin e tij të botuar “J’Accuse”.



1962 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndalojnë të gjitha importet dhe eksportet kubane.



1974 – Grenada siguron pavarësinë nga Mbretëria e Madhe.



1986 – Përfundon sundimi njëzetetetëvjeçar i një familjeje të vetme në Haiti, kur presidenti Jjean-Claude Duvalier ikën nga ky shtetet karaibean.



1992 – Nënshkruhet Traktati Maastricht, i cili hapi rrugën për krijimin e Bashkimit Evropian.



1995 – Ramzi Yousef, planifikuesi kryesor i bombardimit të vitit 1993 në Qendrën Botërore të Tregtisë, arrestohet në Islamabad të Pakistanit.



1999 – Vdes mbreti Hussein i Jordanisë. I biri i tij jep betimin si mbret, katër orë pas deklarimit të vdekjes së babait të tij.



2009 – Një zjarr i fuqishëm në malet e Victorias lë të vdekur 173 persona në katastrofën më të keqe natyrore që ka goditur ndonjëherë Australinë.

 

06 Shkurt 2012 - Kalendari historik, 6 shkurt

1817: Argjentinasi San Martin kaloi me një ushtri Andet për të çliruar Kilin nga sundimi spanjoll

1819: Thomas Stamford Raffles themeloi Singaporin

1922: Achille Ratti u bë Papa Pius XI

1958: Tetë lojtarë të klubit të futbollit anglez “Manchester United” vdiqën në aksident ajror në Munih

1998: Aeroporti Kombëtar i Washingtonit u emërua “Ronald Reagen National Airport”

1998: Në Kosta-Rikë u vra perfekti Clause Erignac nga Yvan Colona

2009: Vdiq aktori amerikan, James Whitmore



 

04 Shkurt 2012 - Kalendari historik. 4 shkurt

1493 - Christopher Columbus largohet nga Bota e Re, duke i dhënë fund udhëtimit të tij të parë.



1896 – Utah pranohet zyrtarisht si shteti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



1948 – Birmania zyrtarisht fiton pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.



1951 – Forcat kineze dhe ato koreanoveriore pushtojnë Seulin e Koresë Jugore, gjatë luftës koreane.



1974 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Nixon, refuzon t’i dorëzojë materialet e kërkuara nga Komiteti i Senatit për hetimin e skandalit të përgjimit “Watergate”.



1998 – Një tërmet i fuqishëm në veri të Afganistanit lë të paktën 4.000 të vdekur dhe me qindra mija të lënduar apo ka kulm mbi kokë.



1999 – Persona të armatosur hapin zjarr mbi vendstrehimet shiite myslimane në një xhami në Islamabad, duke vrarë 16 persona dhe lënduar 25 të tjerë.



2006 – Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, pëson sulmin e dytë dhe me gjasë shumë më të rëndë në zemër. Autoriteti i tij menjëherë iu transferua ushtruesit të detyrës të kryeministrit, Ehud Olmert.



30 Janar 2012 - Kalendari historik, 30 janar

1649: U vra Charles I i Anglisë



1661: Oliver Cromwell ritualisht u ekzekutua dy vite pasi kishte vdekur



1919: ShBA-ja njohu Republikën e Polonisë

1933: Adolf Hitler u bë kancelar i Gjermanisë



1948: U vra pacifisti indian Mohandas Karamchand Gandhi nga ekstremisti indian, Nathuram Godse



1976: George H.W Bush u bë drejtor i 11-të i CIA-së



1982: Richard Skrenta shkroi kodin e virusit të parë kompjuterik të quajtur “Elk Cloner”



1996: Kometa Hyakutake u zbulua nga astronauti japonez Yuji Hyakutake



2003: Belgjika legalizoi martesën e gjinisë së njëjtë



2005: U zhvilluan zgjedhjet parlamentare në Irak



 

28 Janar 2012 - Kalendari historik, 28 janar

1547 – Vdes mbreti i Anglisë, Hanry VIII. Atë në këtë post e trashëgon i biri i tij nëntëvjeçar, Edward VI.

 

1757 – Ahmed Shah, mbreti i parë i Afganistanit, pushton Delhin dhe e anekson Punjabin.



1871 – E rrethuar nga trupat prusiane dhe e goditur nga uria, ushtria franceze dorëzohet në Paris.



1909 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundojnë kontrollin e drejtpërdrejt mbi Kubën.



1918 – Bolshevikët okupojnë Helsinkin, Finlandë.



1921 – Albert Einstein çudit Berlinin, duke sugjeruar se ekziston mundësia e matjes së universit.



1935 – Islanda bëhet shteti i parë perëndimor që legalizon abortin për qëllime terapeutike.



1956 – Lindi presidenti aktual i Francës, Nicolas Sarkozy.



1982 – Policia italiane shpëton gjeneral brigadierin amerikan, James Dozier, i cili ishte mbajtur peng nga Brigada e Kuqe për 42 ditë.



1986 – Kapsula hapësinore amerikane “Challenger” shpërthen pak pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e shtatë astronautëve që ndodheshin në bordin e tij.



1990 – Me mijëra demonstrues i vërshojnë rrugët e kryeqytetit rumun, Bukuresht, për të protestuar kundër qeverisë kalimtare të Ion Iliescus.



07 Janar 2012 - Kalendari historik, 7 Janar 2012

1558 – Calais, e vetmja që kontrollohej nga anglezët në territorin e Francës, u rikthye nga francezët.

1610 – Galileo Galilei pa katër satelitët e Jupiterit. Ai iu vuri atyre emrat Io, Europa, Ganymede dhe Kalisto

1789 – Amerikanët votuan për elektorët që do ta zgjidhin George Washingtonin si president të parë në SHBA. 

1887 – Thomas Stevens përfundoi udhëtimin e parë me biçikletë nëpër botë. Ai e kishte filluar udhëtimin e tij në prill të vitit 1884.

1927 – Filloi shërbimi telefonik transatlantik midis Neë Yorkut dhe Londrës, me 31 thirrje të bëra në këtë ditë të parë. 

1935 – Ministri i Jashtëm francez, Pierre Laval dhe kryeministri italian, Benito Mussoloni nënshkruan marrëveshjet italiano-franceze.

1959 – SHBA-ja njohu qeverinë e re të Fidel Castros në Kubë.

1989 – Princi Akihito u bë perandor i Japonisë, pas vdekjes së të atit, perandorit Hirohito.

1996 – Alvaro Arzu u zgjodh president i Guatemalës. 

 

04 Janar 2012 - Kalendari historik, 4 Janar 2012

1643: U lind fizikani e matematikani Isac Newton

1941: Vdiq filozofi francez Henri Bergson

1956: U lind muzikanti anglez Bernard Summer

1960: Vdiq gazetari, eseisti e dramaturgu francez, Albert Camus

1989 : Francezi Christian Pollas zbuloi asteroidin Toutis

2006: Vdiq gazetari e publicisti Nijaz Abaxhiq

2004: Michail Saakashvili fiton zgjedhjet në Gjeorgji





 

05 Dhjetor 2011 - Kalendari historik, 5 dhjetor

1776: James Christi, themeluesi i shtëpisë së famshme të ankandit, mbajti shitjen e tij të parë në Londër.

1791: Vdiq Wolfgang Amadeus Mozaer, gjeniu muzikor austriak dhe kompozitori i famshëm.

1890: Lindi Fritz Lang, regjisori i filmave me prejardhje austriake.

1901: Lindi Walt Disney, producenti amerikan dhe krijuesi i Mickey Mouse, Disneyland dhe Walt Disney World.

1906: Lindi Otto Preminger, regjisori i filmave i lindur në Vjenë.

1926: Vdiq Claude Monet, piktori francez dhe udhëheqësi i Impresionizmit.

1933: Fizikanti gjerman Albert Einstein fitoi vizën, duke iu mundësuar kështu që të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1933: Prohibicioni përfundoi në Shtete e Bashkuara kur shteti Utah u bë shteti i 36të që ratifikoi amandamentin e 21të që kundërshtonte amandamentin e 18të që ndalonte shitjen dhe përdorimin e alkoolit.

1956: Nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara, forcat britanike dhe franceze që kishin okupuar Kanaline  Suezit filluan tërheqjen e tyre nga Egjipti.

1996: Presidenti amerikan Bill Clinton kandidoi Madleine Albright si sekretare të shtetit.

1999: Vdiq Joseph Heller, satiristi amerikan, i njohur për veprën e tij satirike “Catch 22”.

19 Nëntor 2011 - Kalendari historik, 19 nëntor

1493: Christopher Columbus zbuloi Puerto Ricon në udhëtimin e dytë të tij për në Botën e Re.

1863: Presidenti Abraham Lincoln mbajt fjalimin Adresimi i Gettysbvurgut dhe bëri përkushtimin e një varreze të Luftës Civile në Pensilvani.

1883: Vdiq William Siemens, inxhinier anglez dhe metalurgjist, I lindur në Lenthe, Gjermani.

1797:  Lindi Sojourner Truth, abolicioniste amerikane dhe avokate e të drejtave të femrave.

1917: Lindi Indira Ghandi, Kryeministre e Indisë.

1933: Lindi Larry King, moderator televizioni, moderator radioje dhe kolumnisti amerikan.

1942: Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik nisi Operacionin Uranus, kundërsulmin e madh që ndryshoi kahun e Betejës së Stalingradit.

1969: Pele shënoi golin e tij të 1000-të në meçin e tij të 909-t futbollistik.

1977: Presidenti i Egjiptit Anwar el-Sadat u bë udhëheqësi i parë arab që vizitoi Izraelin.

1985: Në një takim në Gjenevë, Presidenti Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail S.Gorbachev u takuan për herë të parë.

1988: Vdiq Christina Onassis, trashëgimtare e anijeve dhe e bija e Aristotle Onassis.

1990: Pop duetit Milli Vanillit ju morr shpërblimi Grammy sepse u zbulua se këngëtarë të tjerë kishin kënduar këngët e tyre në albumin “Girl You Know it’s true”.





 

11 Nëntor 2011 - Kalendari historik

2004 - Vdiq lideri palestinez Yasser Arafat

Yasser Arafat ka vdekur në një spital në Paris, në moshën 75- vjeçare, duke i dhënë kështu fund periudhës 40-vjeçare të qeverisjes së popullit palestinez.



2000 - Vdesin 150 skiatorë

Të paktën 150 skiatorë, shumë prej tyre fëmijë, vdesin nga një zjarr i fort në tunelin teleferik në Alpet austriake.



1992 - Kisha e Anglisë lejon femrat të bëhen priftëresha

Parlamenti i Kishës së Anglisë voton pro lejimit që femrat të kenë të drejtë të bëhen priftëresha.



1987 - Piktura e Van Gogh arrin çmim rekord

Një pikturë e artistit të njohur botëror, Vincent van Gogh, është shitur për 49 milionë dollarë, që ka qenë edhe rekordi botëror i shitjes së një vepre arti.



1975 - Angola fiton pavarësinë

Pjesa jugore e shtetit afrikan, Angola, është pavarësuar nga kolonia e fuqishme në atë kohë, Portugalia.



1965 - Rhodesia ndahet nga Britania e Madhe

Qeveria e Rhodezisë, e kryesuar nga kryeministri Ian Smith, në mënyrë ilegale ndahet përfundimisht nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë.



1954 - Pensionistët kërkojnë më shumë para

Mijëra njerëz të moshuar, pjesë e sistemit pensionist, marrin pjesë në një tubim në Londër për të kërkuar rritje të pensioneve të tyre.

 

01 Maj 2011 - 1 Maj

Më 1 maj të vitit 1931, në qytetin e New Yorkut, u çel zyrtarisht ndërtesa Empire State. Për 4 dekadat e ardhshme ndërtesa prej 440 metrash do të ishte më e larta në botë. Presidenti Herbet Hoover dhe guvernatori i New Yorkut, Alfred Smith, drejtuan një ceremoni festive e cila përfshinte një paradë të punëtorëve që ndihmuan në ngritjen e ndërtesës. Një bandë muzikore luante një pjesë të kompozuar posaçërisht për këtë ceremoni nga George Gershwin. Presidenti dhe guvernatori shtypën butonët e ashensorëve drejt katit të 86-të të ndërtesës e më pas drejt katit 102-të. 

01 Maj 2011 - 1 Maj

Më 1 maj të vitit 1960, një aeroplan amerikan zbulimi u qëllua dhe rrëzua ndërkohë që po fluturonte mbi territorin e Bashkimit Sovjetik. Udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Nikita Krushov, i bëri publike hollësitë e incidentit më 5 maj. Ai tha se avioni ishte qëlluar nga një raketë kundërajrore dhe se mbeturinat e avionit ishin gjetur në Vargmalet Urale, në lindje të Moskës. Zoti Krushov tha gjithashtu se piloti, Francis Gary Powers, i cili ishte hedhur me parashutë nga aeroplani ishte kapur dhe po merrej në pyetje. Shtetet e Bashkuara në fillim thanë se aeroplani po merrej me kërkime mbi motin. Sekretari i parë Krushov u përgjej se një avion tjetër i tillë ishte zbuluar më parë, por ishte lënë të kalonte përmes hapësirës ajore të Bashkimit Sovjetik. Një gjykatë ruse e shpalli fajtor Francis Gary Power për veprën e spiunazhit dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie. Në shkurt të vitit 1962, gati dy vjet pasi aeroplani i tij U-2 ishte qëlluar dhe rrëzuar, Bashkimi Sovjetik e liroi zotin Powers në kuadër të një shkëmbimi robërish, kur edhe Shtetet e Bashkuara liruan spiunin sovjetik Rudolf Abel.