Bayerni kompleton finalen e "Championsit"

Publikuar: 25.04.2012 - 23:40

Madrid, 25 prill - Bayern Muencheni ka nxjerrė biletėn pėr nė finale tė Ligės sė Kampionėve, pasi tė mėrkurėn mbrėma nė "Santiago Bernabeu" mposhti Real Madridin pas njė gjysmėfinaleje dramatike me rezultatin 3:1 pas penalltive. Portieri gjerman Manuel Neuer ishte hero i skuadrės bavareze ku priti dy penallti dhe madje tė dy lojtarėve kyē tė Realit, Cristiano Ronaldos e Ricardo Kakas. Penalltinė tjetėr pėr Realin e humbi mbrojtėsi Sergio Ramos.

Bayerni nė finalen qė do tė zhvillohet nė stadiumin "Allianz Arena" tė Munihut do tė pėrballet me Chelsean. Chelsea tė martėn mbrėma bėri befasi duke e eliminuar nė gjysmėfinale Barcelonėn.

Bayerni do tė jetė skuadra e parė qė nga viti 1984 qė do ta luajė njė finale tė Evropės nė stadium tė vet. Sė fundi kėtė e bėri Roma. 

Nė tė vėrtetė gjėrat pėr Bayernin nisėn shumė keq nė sfidėn e sė mėrkurės. Qysh pas 14 minutave Real Madridi pėrmbysi disavantazhin prej 2:1 qė pati nga ndeshja e parė me anė tė dy golave tė Cristiano Ronaldos. Ronaldo golin e parė e shėnoi nga penalltia nė minutėn e gjashtė, ndėrsa tė dytin e realizoi nė minutėn e 14-tė pas njė asistimi tė Mesut Oezil.

Mirėpo nė minutėn e 27-tė tė ndeshjes holandezi Arjen Robben realizoi nga penalltia pėr Bayernin, duke barazuar shifrat pas dy ndeshjeve nė 3:3.

Me gjithė rastet e shumta gjatė ndeshjes, rezultati pas 90 minutave nė "Santiago Bernabeu" mbeti 2:1 dhe kėshtu pas dy ndeshjeve shifrat mbetėn baras 3:3. Nė lojėn shtesė asnjėra skuadėr nuk arriti tė realizojė, kėshtu qė finalisti u pėrcaktua nė ekzekutim tė penalltive. 

Dy penalltitė e para tė Realit tė ekzekutuara nga Cristiano Ronaldo e Ricardo Kaka i priti portieri i Bayernit, Manuel Neuer, derisa pėr Bayernin realizuan David Alaba e Mario Gomez. Mė pas i erdhi rasti portierit tė Realit, Iker Casillas, qė priti dy penalltitė e radhės tė Bayernit tė ekzekutuara nga Toni Kroos e Philipp Lahm. Mirėpo, Reali nė penallti shėnoi vetėm njė herė me anė tė Xabi Alonsos, derisa mbi portė gjuajti Sergio Ramos.

Penalltinė vendimtare pėr Bayernin e shėnoi mesfushori Bastian Schweinsteiger.

Bayerni nė finalen e 19 majit do tė luajė pa tre lojtarė titullarė - Luiz Gustavon, Holger Badstuberin e David Alaban - tė cilėt janė tė suspenduar shkaku i kartonėve.







B O X ****



Real Madrid - Bayern M.    2:1 (3:3) pen. 1:3



(Ronaldo 6' pen., 14' - Robben 27' pen.)



Real Madrid: Casillas, Arbeloa, Ramos, Pepe, Marcelo, Alonso, Khedira, Di Maria (Kaka), Oezil (Granero), Ronaldo, Benzema (Higuain)



Bayern M.: Neuer, Lahm, Boateng, Badstuber, Alaba, Gustavo, Schweinsteiger, Robben, Kroos, Ribery (Mueller), Gomez





Nė kllapa ėshtė shėnuar rezultati i pėrgjithshėm

tommy26.04.2012/11:45

ishte e veshtir ndeshja por edhe me e veshtir per realin i cili luante ne vendin e vet.por ronaldo e nenqmoj veten e beri pra kohe mbret.por ne fund ishte e kunderta

ish futbollisti26.04.2012/09:09

Bavarezet fituan dhe tani jane finalist te kupes se kampioneve madje shorti deshti te jeni nikoqir ne finalen e madhe nuk duhet haruar se edhe madrilanet treguan nje loje shume te mire sidomos ne pjesen e pare furishem nisen stratin me vone pak tempo filloi te bije ,megjithate ekzekutimi i penalltive eshte lutri e paster ne te bavareset ishin mete mire poashtu nuk duhet haruar portieri bavarez te cilen ky transfer qe e beri bajerni u shpagua shume pasi pikerishte ky portier
Nojer i dergoi ne finalen e madhe