M. City, 23 milionë euro në sezon për Ronaldon

Publikuar: 30.03.2012 - 21:07

Manchester, 30 mars - Sheiku Mansour, pronari multimiliarder i skuadrės angleze Manchester City, me blerjet e tij ka bėrė qė klubi i dytė i Manchesterit tė bėjė njė hap tė madh cilėsor para dhe qė kėtė sezon tė luftojė me Unitedin, pėr fitimin e kampionatit anglez.

Pas Agueros, Balotellit, Xhekos, David Silvas, Nasrit e tė tjerėve, Al Mansour ka ndėrmend tė vazhdojė me blerjet e tij tė “ēmendura” edhe nė sezonin e ardhshėm. Sipas goal.com, objektivi i radhės ėshtė Cristiano Ronaldo dhe shifrat pėr largimin e tij nga Real Madrid janė marramendėse.

Nėse do tė bėhej pjesė e Manchester Cityt, sulmuesi portugez do tė shndėrrohej nė futbollistin mė tė paguar nė botė, pasi atij i ėshtė premtuar paga 23 milionė euro pėr njė sezon.

Burime pranė klubit anglez bėjnė tė ditur se operacioni ka nisur, por duket shumė e vėshtirė qė Cristiano Ronaldo tė lėrė Spanjėn.

Megjithėkėtė, po tė kihet parasysh se sheiku Mansour ka synim qė nė ekip tė tij tė sjellė edhe strategun e Real Madridit, Jose Mourinhon, nuk ėshtė e pamundur qė edhe Ronaldo tė shkojė pas tij e mbase edhe ndonjė lojtar i tashėm i Realit, veēmas nga radha e portugezėve.