Rrahje masive në futboll të sallës në Gjermani

Publikuar: 08.01.2012 - 14:52

Hamburg, 8 janar  - Ata erdhėn pėr t'u relaksuar pak me ndeshje tė bukura nė futboll tė sallave. Por, 2 500 tifozėt qė ishin tė premten mbrėma prezentė nė sallėn "Altersdorfer Sporthalle" tė Hamburgut, nuk kishin tė bėnin asgjė me atmosferė paqėsore tė futbollit.

Rrahje masive ndodhi mes tifozėve nė Schweinske-Cup, ku tifozėt e skuadrės nga Hamburgu, St.Pauli, u pėrleshėn me ata tė Luebeckut.

Policia u detyrua qė me gaz lotsjellės dhe me shkopinj gome tė qetėsojė situatėn. Afro 60 persona u arrestuan, ndėrsa tė lėnduar mbetėn 18 persona. Lėndime morėn edhe persona qė nuk ishin pjesėmarrės nė kacafytje, por u prekėn nga gazi lotsjellės.

Trajneri legjendar i Hamburgut, Bert Ehm, ka shprehur mllefin pėr kėtė ngjarje tė ndodhur.

"Kėta janė idiotė. Aty shihet njė tifoz i Luebeckut nė tokė, ndėrsa njė i St.Paulit duke e goditur vazhdimisht nė kokė", thotė Ehm.

Edhe futbollistėt nė palestėr u detyruan tė largohen nė shpejtėsi qė mos tė lėndohen.

"Mė nuk ia bėj kėtė vetes", ka thėnė futbollisti i skuadrės sė Bundesliga 2 tė Gjermanisė, St. Pauli, Fabian Boll.

Dita e dytė e turneut qė ishte paraparė tė zhvillohej tė shtunėn u anulua pėr shkak tė kėsaj ngjarjeje.

Dhuna nė stadiumet gjermane ėshtė shtuar nė muajt e fundit, ndėrsa nuk ėshtė ndalur edhe nė pushimin dimėror.

"Ne kemi pasur njė situatė ku njė pjesė e madhe e tifozėve agresivė tė St. Paulit kanė kėrkuar vazhdimisht tė pėrleshen, madje edhe me policinė. Pėr kėtė arsye janė lėnduar nga gazi lotsjellės edhe disa persona qė nuk morėn pjesė nė rrahje", ka thėnė zyrtari i policisė Robert Golz.

"Ishte shumė vėshtirė tė shiheshin se si fėmijėt dhe prindėrit nuk dinin se nga t'ia mbanin. Nuk dinim nga tė shkonim. Ishte shokuese", ka thėnė njė dėshmitar.