Stadiumet në Itali rrallë janë të mbushura me shikues

Publikuar: 10.10.2011 - 14:07

Romė, 10 tetor - Elitės sė futbollit italian, Serie A, janė duke i ikur tifozėt. Kėshtu raporton gazeta italiane "La Gazzetta dello Sport" tė dielėn. Stadiumet e 20 skuadrave tė kampionatit tė Italisė janė tė mbushura mesatarisht vetėm 61 pėr qind. Kjo pėrqindje ėshtė dukshėm mė e ulėt se ajo e Premier Leagues sė Anglisė, ku stadiumet janė tė mbushura me shikues nė shifrėn prej 92 %. Nė Bundesligėn e Gjermanisė stadiumet mesatarisht mbushen nė 88% tė kapacitetit.

Gazeta e njohur italiane ka konstatuar se nė katėr vitet e fundit numri i pronarėve tė biletave sezonale nė Serie A ka rėnė pėr 20.4 pėr qind. Ndėrkohė abonuesit nė televizion me pagesė janė rritur pėr 69 pėr qind.

Federata e Futbollit e Italisė synon tė mbushė sėrish stadiumet, duke i joshur tifozėt me ēmime mė tė mira.

Zyrtarėt e Federatės kanė thėnė se nuk mund t'u pėrzihen skuadrave nė politikėn e ēmimeve tė biletave, mirėpo ata thonė se duhet me ēdo kusht qė stadiumet tė mbushen sėrish.

Arsye pėr rėnien e shikueshmėrisė vlerėsohet tė jenė edhe stadiumet e vjetra qė ka Italia. 16 stadiumet ku luhen ndeshjet e elitės sė futbollit italian janė tė vjetra mesatarisht 67 vjet.

Qė nga Botėrori "Italia 1990" nuk ėshtė ndėrtuar asnjė stadium i ri, me pėrjashtim tė stadiumit nė Torino "Juventus Stadio" qė u hap kėtė vit. Plane pėr ndėrtim tė stadiumeve moderne si nė ligat tjera elitare tė Evropės, ka vetėm nė Romė.

Stadiumin e ri me kapacitet prej 40 mijė ulėseve, Juventusi e hapi nė shtator, ndėrsa ndėrtimi i tij kushtoi 105 milionė euro. Kėtė stinor ėshtė rritur numri i pronarėve tė biletave sezonale te Juventusi pėr 125 pėr qind. Gjithsej janė shitur 24.137 bileta sezonale.