Shorti për eliminatorët e Botërorit "Brazili 2014"

Publikuar: 31.07.2011 - 08:27

Prishtinė\Rio de Janeiro, 31 korrik - Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė u ėshtė shmangur pėrfaqėsueseve tė forta evropiane nė shortin e hedhur nė Rio de Janeiro tė shtunėn mbrėma, por ka nxjerrė disa skuadra tė tjera, forma e tė cilave ėshtė nė rritje tė vazhdueshme si ajo e Norvegjisė nga vazoja e parė, Sllovenisė nga vazoja e dytė dhe Zvicrės nga vazoja e tretė, raporton sot Koha ditore. Pos kėtyre skuadrave, "kuqezinjtė" do tė kenė punė nė Grupin E eliminator pėr Botėrorin "Brazili 2014" edhe me Qipron dhe Islandėn.

"Grupi jonė, ai E, ėshtė grup i rrezikshėm dhe i barabartė, grup jo i favorshėm. Ndoshta, Grupi C, ku nė tė janė Gjermania e Austria, do tė ishte i favorshėm pėr ne", ka thėnė ish-seleksionuesi i kombėtares sė Shqipėrisė, Astrit Hafizi.

Shqipėria tė gjithė kundėrshtarėt e grupit i ka tė njohur, pasi ėshtė ndeshur nė eliminatore mė tė hershme me kėto skuadra. Madje me Slloveninė kėtė vit zhvilloi njė ndeshje miqėsore ku u mposht me rezultatin 2:1.

Mehmedi e Dallku e vlerėsojė emocionale pėrballjen Shqipėri - Zvicėr

Shqipėria nė eliminatore pėrballė do tė ketė edhe Zvicrėn, ku aktivizohen disa futbollistė shqiptarė. Rregullisht pėr Zvicrėn ftohen Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Blerim Xhemajli. Ndėrkohė nė ndeshjen e fundit eliminatore pėr Evropianin 2012 ėshtė ftuar edhe Admir Mehmedi e Granit Xhaka.

"Pėr neve ėshtė grup qė na shkon pėr shtati shumė. Ndeshja kundėr Shqipėrisė do tė jetė emocionale dhe shumė speciale, pasi jam shqiptar. Pres nga tifozėt shqiptarė tė na presin mirė. Shqipėria po e krijon dita-ditės njė skuadėr tė fortė dhe do tė na nxjerrė probleme shumė tė mėdha, besoj", ka thėnė reprezentuesi i Zvicrės, Admir Mehmedi tė shtunėn mbrėma pėr gazetėn.

Ndėrkohė mbrojtėsi i Kombėtares shqiptare, Armend Dallku, ka vlerėsuar se grupi ėshtė i niveluar dhe se mund tė arrihet njė sukses historik.

"Pos Norvegjisė, me skuadrat e tjera besoj jemi tė barabartė dhe shpresoj tė nxjerrim maksimumin. Shpresoj, po ashtu qė kėto eliminatore tė jenė me fat dhe tė kualifikohemi, qė do tė ishte sukses historik. Kemi dashur tė kemi edhe njė 'top skuadėr', por shorti kėshtu e ka", ka thėnė Dallku pėr gazetėn. "Pėrballja me Zvicrėn do tė jetė emocionale, pasi aty luajnė pesė apo mė shumė shqiptarė".

Grupi "I" vlerėsohet "grupi i vdekjes"

Shorti i sė shtunės ka mundur tė pėrfundojė paksa i dirigjuar, pasi pėr shkak tė luftės sė vitit 2008 ėshtė vendosur qė Rusia e Gjeorgjia tė mos jenė nė njė grup edhe nėse me short do tė vendosej kėshtu.

Grupi i vdekjes ėshtė vlerėsuar ai I, ku nė kėtė grup me pesė pėrfaqėsuese kanė qėlluar Spanja, Franca, Bjellorusia, Gjeorgjia e Finlanda.

"Definitivisht, 'grup i vdekjes' mund tė quhet grupi me pesė skuadra, ai I pra, ku bėjnė pjesė kampionia e botės Spanja dhe ish-kampionia e botės, Franca", ka thėnė Hafizi.

Nėntė fituesit e grupeve do tė kualifikohen drejtpėrdrejt, ndėrsa tetė skuadrat mė tė mira tė renditura nė pozitėn e dytė do tė luajnė nė barazh. Nė pėrgjithėsi nga zona e Evropės nė Botėrorin nė Brazil do tė kualifikohen 13 pėrfaqėsuese.

Eliminatoret pėr Botėrorin 2014 do tė nisin shtatorin e vitit tė ardhshėm.

Zona e Evropės

Grupi A

Kroacia

Serbia

Belgjika

Skocia

Maqedonia

Uellsi

Grupi B

Italia

Danimarka

Ēekia

Bullgaria

Armenia

Malta

Grupi C

Gjermania

Suedia

Irlanda

Austria

Ishujt Faroe

Kazakistani

Grupi D

Holanda

Turqia

Hungaria

Rumania

Estonia

Andorra

Grupi E

Norvegjia

Sllovenia

Zvicra

Shqipėria

Qiproja

Islanda

Grupi F

Portugalia

Rusia

Izraeli

Irlanda e V.

Azerbajxhani

Luksemburgu

Grupi G

Greqia

Sllovakia

Bosnjė-Hercegovina

Lituania

Letonia

Lihtenshtajni

Grupi H

Anglia

Mali i Zi

Ukraina

Polonia

Moldavia

San Marino

Grupi I

Spanja

Franca

Bjellorusia

Gjeorgjia

Finlanda

 

admir tafili31.07.2011/20:12

shqipria o do te kualifikohet tani o kurr

peja31.07.2011/15:10

nese nuk kuajifikohemi edhe ne ket grup ne kur skemi mu kualifiku mo se kur grup ma te leht shqipria ska pas

denis jorgo31.07.2011/11:14

me norvegjine kemi 22 ,me zvicren kemi dale 11 ,islanden e kemi mundur 21 dhe qipron e kemi mundur 61 ,kurse me sllovenin kemi mare 2 barazime dhe nje humbje . pra ku e ka te veshtiren SHQIPERIA ne kete mes ? FORCA SHQIPONJAT KUQ E ZI