Për brazilianët, Spanja nuk luan futboll atraktiv

Publikuar: 22.06.2013 - 09:09

Rio de Janeiro, 22 qershor - Kur Pėrfaqėsuesja e Spanjės nė futboll tė rikthehet vitin tjetėr nė Brazil pėr Botėror dhe tė dalė nė fushė pėr tė zhvilluar ndeshje, do ta pranojė njė mirėseardhje nga stadiumi i stėrmbushur me brazilianė tė tipit: "Boooooooooooo!".

Kampionėt nė fuqi tė botės dhe Evropės deri mė tani i kanė zhvilluar dy ndeshje nė Kupėn e Konfederatave dhe asnjėherė nuk janė pėrshėndetur apo pėrkrahur nga tifozėt e pranishėm nė tribuna, tė cilėt janė kryesisht brazilianė, shkruan Yahoo.sports.

Brazilianėve aspak nuk iu intereson stili i lojės sė Spanjės, i njohur si "tiki-taka". Ata insistojnė se po vijnė nė stadium pėr tė parė spektakėl dhe pėr t'u kėnaqur me driblime e gola madhėshtor, e nuk vijnė pėr ta shikuar "baletin" e Spanjės, qė aplikon lojė me pasime dhe dėshiron ta ketė posedimin e topit gjatė tėrė ndeshjes.

"Spanja aspak nuk ėshtė e dėshiruar nė Brazil. Tė gjithė i urrejnė spanjollėt, pasi ata nuk po luajnė futboll atraktiv, por balet", tha njė tifoz brazilian, i cili shtoi se nuk do tė shkojė mė nė asnjė ndeshje tė Spanjės edhe nėse ajo kualifikohet nė finalen e Kupės sė Konfederatave.

Spanja nė ndeshjen e fundit tė kėsaj kupe mposhti me rezultat rekord Pėrfaqėsuesen e Tahitit, 10:0. Tahiti nė radhėt e veta ka vetėm njė lojtar profesionist, i cili po bėn karrierė nė Greqi. Tifozėt vėrshėllyen Spanjėn nė ēdo gol tė shėnuar, por nuk i kursyen ata as kur nuk donin tė shėnonin gola ndaj Tahitit, duke e mbajtur topin dhe pasuar.

"Spanja edhe njėherė konfirmoi se ėshtė ekipi mė i urryer nė botė. Ata nuk do tė jenė tė mirėpritur as vitin tjetėr nė Kampionatin Botėror", tha tifozi tjetėr nga Brazili.

Spanjollėt nė ndeshjen kundėr Tahitit luajtėn me dhjetė ndryshime nė formacion. I vetmi lojtar i ekipit tė parė qė u aktivizua nė kėtė ndeshje gjatė 90 minutave ishte mbrojtėsi Sergio Ramos, i cili mbajti shiritin e kapitenit.

"Unė nuk e kam nėnvlerėsuar Tahitin, por thjesht e kam parė tė arsyeshme t'i bėj ato ndėrrime, pasi lojtarėt kryesorė u lodhėn nė ndeshjen e parė me Uruguain", tha seleksionuesi Vicente del Bosque. "Tahiti ėshtė kampion i Oqeanisė dhe ishte njė kundėrshtar i vlefshėm pėr ne".

Del Bosque aspak nuk ėshtė i shqetėsuar me faktin se ekipi i tij po vėrshėllehet nė Kupėn e Konfederatave pėr shkak tė lojės qė po e aplikon. Ai ka insistuar se Spanja do tė vazhdojė tė luajė lojėn e njėjtė, pasi pikėrisht falė kėsaj arriti suksese tė mėdha.

"Tė gjithė e kanė mendimin e vet. Nuk ka ndonjė peshė tė madhe qė na vėrshėllejnė apo urrejnė. Ne do tė luajmė lojėn tonė dhe do tė mundohemi ta fitojmė titullin e kampionit nė Kupėn e Konfederatave", u shpreh Del Bosque. "Ne i kemi lėnė prapa sukseset e tė shkuarės dhe tash po shikojmė pėrpara pėr suksese tjera".

Del Bosque bėri tė ditur se vetėm trofeu i Kupės sė Konfederatave ėshtė ai qė i mungon Spanjės. Spanja ėshtė lidere e Grupit B, me gjashtė pikė tė mbledhura pas dy ndeshjeve tė zhvilluara. Nigeria dhe Uruguai ndajnė pozitėn e dytė dhe tė tretė me nga tri pikė, ndėrsa i fundit ėshtė Tahiti pa asnjė pikė. 

altin berisha22.06.2013/17:39

forca spain

altinberisha22.06.2013/17:38

brazili nuk mundet ta bej kurr lojen si te spanjes dhe per ate gjelozojn dhe nuk e duan spanjen