Bayerni sonte ndjek trofeun e tretë të sezonit

Publikuar: 01.06.2013 - 09:04

Berlin, 1 qershor - Mesfushori i Bayernit, Bastian Schweinsteiger thotė se skuadra e tij ėshtė e motivuar maksimalisht qė tė fitojė Kupėn e Gjermanisė tė shtunėn mbrėma, pasi dėshiron tė pėrcjellė nė mėnyrėn mė tė mirė trajnerin Jupp Heynckes. Heynckes sonte (20:00) nė finalen e Kupės sė Gjermanisė nė Berlin kundėr Stuttgartit do ta ketė ndeshjen e fundit nė postin e trajnerit tė Bayernit. Pas tij postin e trajnerit te skuadra bavareze do ta marrė Pep Guardiola.

"Do tė jetė ndeshja e fundit pėr ne nėn urdhrin e trajnerit Heynckes dhe ky ėshtė njė faktor tjetėr motivues pėr tė fituar sfidėn. Duam t'i japim njė lamtumirė tė veēantė. Ėshtė njė ndeshje shumė e rėndėsishme pėr ne dhe jemi shumė tė motivuar", ka thėnė Schweinsteiger pėr faqen zyrtare tė klubit, transmeton Koha Ditore.

Bayerni ka gjasa tė futet nė histori si skuadra e parė gjermane qė fiton ligėn, Kupėn e Gjermanisė dhe Ligėn e Kampionėve. Titullin e Bundesligės e ka fituar bindshėm, me njė epėrsi rekorde prej 25 pikėve ndaj Borussia Dortmundit. Po ashtu, ka vendosur edhe disa rekorde tjera, pėrfshirė edhe atė pėr mė sė shumti pikė tė mbledhura brenda njė stinori - 91 sish. Po ashtu, e ka fituar edhe Ligėn e Kampionėve, duke e mposhtur nė finalen e zhvilluar fundjavėn e kaluar nė Wembley, Borussia Dortmundin, me rezultatin 2:1. 

"Ne kemi rast tė arrijmė atė qė nuk ka arritur asnjė skuadėr nė futbollin gjerman. Po vėrehet nė skuadėr se jemi tė gjithė tė uritur pėr sukses. Po vėrehet se dėshira ėshtė e madhe pėr tė fituar trofe. Duam tė vazhdojmė dhe tė fitojmė titullin e radhės", ka thėnė kapiteni i Bayernit, Philipp Lahm.

Edhe trajneri Heynckes do qė nga Bayerni tė pėrshėndetet me trofeun e tretė sezonal.

"Tė gjithė jemi ende tė etur dhe shumė tė motivuar qė tė fitojmė titullin e tretė kėtė vit. Jemi tė koncentruar maksimalisht pėr sfidėn", ka thėnė Heynckes.

Bayerni nė kėtė ndeshje do tė jetė pa dy brazilianėt Dante e Luiz Gustavo qė i janė bashkuar Pėrfaqėsueses sė Brazilit nė pėrgatitje pėr Kupėn e Konfederatave.

Ndėrkohė te Stuttgarti ėshtė duke u shpresuar pėr njė befasi tė madhe nė finalen e sė shtunės.

"Bayerni qartė se ėshtė skuadėr favorite, por edhe ne do tė kemi rastin tonė. Ne duam tė tregojmė se mund tė matemi. Jemi tė relaksuar dhe optimist. Duhet tė sigurohemi qė ata tė mos luajnė ndeshjen e tyre. Duhet tė ndjekim shembullin e Borussia Dortmundit, si luajti nė 20 minutat e parė tė ndeshjes finale tė Ligės sė Kampionėve. Bayerni u detyrua tė luante me topa tė gjatė pas presionit tė Dortmundit", ka thėnė mbrojtėsi i Stuttgartit, Arthur Boka, pėrcjellin mediumet gjermane.