Ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Spanjës: Barcelona - Real Madrid 1:3 (0:1)

Publikuar: 26.02.2013 - 23:35

"Mbretėrit" heshtin "Camp Noun"


Barcelonė, 26 shkurt -Kjo ishte disfata e parė e Barcelonės nė stadiumin e saj "Camp Nou", nė 22 ndeshjet e fundit dhe me kėtė vetėm sa u zhyt mė thellė nė krizė. Barcelona javėn e shkuar humbi edhe nė ndeshjen e parė tė 18 sė finales tė Ligės sė Kampionėve ndaj Milanit, nė "San Siro", me shifrat 2:0

Futbollistėt e Barcelonės nuk kanė parė nė vitet e fundit tė braktisen nga tifozėt e tyre nė "Camp Nou" pa pėrfunduar ndeshja. Kjo u ka ndodhur tė martėn mbrėma, kur skuadra "mbretėrore", Real Madrid, mposhti Barcelonėn vendase me rezultatin 1:3, nė ndeshjen kthyese tė Kupės sė Spanjės. Me kėtė Reali shkoi nė finale, pasi ndeshja e parė nė Madrid mbaroi pa fitues, 1:1.

Cristiano Ronaldo (13' pen., 57') shėnoi dy gola nė kėtė ndeshje, ndėrkohė qė tė tretin e shėnoi Raphael Varane (68'). Ky ėshtė goli i tij i dytė nė ndeshjen e dytė kundėr Barcelonės, pasi ai shėnoi edhe golin e barazimit nė ndeshjen e parė nė Madrid. Ndėrkohė Ronaldo arriti nė kuotėn e nėntė golave nė shtatė ndeshjet e fundit kundėr Barcelonės, tė njohura si "El Clasico".

"Ishte koha qė edhe ne tė tregojmė njė lojė tė mirė kundėr Barcelonės. Kam thėnė mė herėt se Ronaldo ėshtė mė i miri nė botė dhe nė ndeshje tė tilla lojtarėt e mėdhenj dėshmohen", tha mbrojtėsi i Realit, Sergio Ramos.

Turpin e Barcelonės e zbuti mbrojtėsi i krahut tė majtė, Jordi Alba, qė shėnoi golin e nderit nė minutėn e parafundit (89'). Mė shumė se kaq, Barcelona nuk ia doli tė bėnte, ndonėse pati disa raste, sikundėr dhe Reali qė pati mundėsinė tė rriste avantazhin.

Kjo ishte disfata e parė e Barcelonės nė "Camp Nou" nė 22 ndeshjet e fundit dhe me kėtė vetėm sa u zhyt mė thellė nė krizė. Barcelona javėn e shkuar humbi edhe nė ndeshjen e parė tė 18 sė finales tė Ligės sė Kampionėve ndaj Milanit nė "San Siro", me shifrat 2:0, ndėrkohė qė nė fundjavė mezi fitoi ndaj Sevillas nė kampionat.

Rastin e parė nė ndeshje e pati Barcelona. Lionel Messi qysh nė minutėn e dytė rrezikoi portėn madrilene, pasi gjuajti nga afėrsia pranė shtyllės. Por golin e parė e shėnoi Reali. Nė njė kundėrzbritje, Cristiano Ronaldo (13') faulohet nė zonė nga Gerard Pique dhe arbitri akordoi penallti, nga ku vetė Ronaldo e ktheu nė gol. Deri nė fund tė 45 minutave tė parė Messi pati mundėsi tjetėr pėr tė shėnuar, kur nga njė goditje dėnimi gjuajti pranė shtyllės pingule.

Nė 45 minutat e dytė Barēa u hodh nė sulm pėr tė barazuar, pėr ēka krijoi mė shumė hapėsira pėr madrilenėt qė tė kėrcėnojnė me kundėrsulme. Dhe, nga kundėrsulmi u shėnua dhe goli i dytė i Realit (57'). Angel di Maria depėrtoi nė zonė, rrėzoi mbrojtėsin Carles Puyol me njė lėvizje trupi, gjuajti, por priti portieri Manuel Pinto. Topi i dėbuar u ndal nga Ronaldo, qė nga afėrsia shėnoi. Golin e tretė Reali e shėnoi nga korneri. Varane ishte mė i larti nė minutėn e 68-tė. Deri nė fund, Barcelona e gjitha qė ia doli tė bėnte ishte goli i Albas, qė nga afėrsia shėnoi pas asistimit tė Andres Iniestas.

Kėto dy skuadra do tė takohen sėrish tė shtunėn (16:00), nė kuadėr tė La Ligas.

 

barcelona27.02.2013/13:33

Po kemi humb por jemi burra kete jemi me te mire se ju te realit ju kujtohet kur reali ka humb prej Barces mohurinjo 1 jave tu marr me ankesa e na kete nuk ekem ju lutem BARCELONAAAAAAAAAA

mungo lei 27.02.2013/08:11

Barcelona ne kriz te thell

Gent27.02.2013/02:36

Murinho osht ialci i Barcelones.

jo mendime po fakte27.02.2013/02:32

nese fiton barcelona ne tifozet e realit i themi se me histori jemi tash barazi, ndersa ata thojn, nuk na intereson historia,ndersa tash kur fitojm neata thojn jo na kemi fitu disa vite ma heret