Reina i fali një pikë M. Cityt të zbehtë

Publikuar: 03.02.2013 - 19:54

Prishtinė, 3 shkurt - Derbi i xhiros sė 25-tė tė Premier League pėrfundoi pa fitues, pasi Manchester City dhe Liverpool luajtėn baras 2:2, kurse futbollistėt e Tottenhamit kthehen nė shtėpi tė buzėqeshur pas fitores sė vėshtirė si mysafir tė West Bromwichit, me golin e shėnuar nga Gareth Bale. Ndonėse mysafir, Liverpooli e nisi takimin e sotėm nė stadiumin Itihad, me sulme tė furishme, pati tri raste shumė tė mira pėr gol, por ishte City ai qė dėnojė dėshtimet e Liverpoolit dhe tė fitojė njė pikė megjithė lojėn e zbehtė tė treguar para tifozėve tė vet.

Golin e parė pėr vendėsit e shėnoi Xheko nė minutėn e 23-tė, kurse barazoi gjashtė minuta mė vonė (29) Sturrtidge, i cili nuk e festoi golin e tij pasi tre vjet rresht ka bartur fanellėn e Cityt.

Loja mė e mirė e Liverpoolit u kurorėzua nė minutėn e 73-tė, kur kapiteni Steven Gerard tundi rrjetin e vendėsve nga distanca prej 25 metrave.

Mirėpo, qė gjithēka tė pėrfundojė keq pėr mysafirėt u pėrkujdes portieri i tyre, Reina, i cili bėri njė gabim katastrofal, duke dalė te vija e 16-metrave, gjė qė e shfrytėzoi Aguerro dhe e barazoi rezultatin nė 2:2.

Rezultatet e javės sė 25-tė:

WBA             -       Tottenham              0:1

M. City          -       Liverpool               2:2

QPR              -       Norwich                 0:0

Arsenal         -       Stoke C.                  1:0

Everton         -       Aston Villa             3:3

Newcastle     -       Chelsea                   3:2

Reading         -       Sunderland             2:1

West Ham     -        Swansea                1:0

Wigan            -       Sauthempton         2:2

Fulham          -       M. United              0:1

Nė tabelė prin M. United me 63 pikė, para rivalit lokal M. City me 53, Chelseat me 46, Tottenhamit me 45, Evertonit me 42, Arsenalit me 41 dhe Liverpoolit nė pozitėn e shtatė me 36 pikė.