Frank Schleck suspendohet për një vit

Publikuar: 31.01.2013 - 16:51

Luksemburg, 31 janar – Ēiklisti Frank Schleck do tė mungojė nė edicionin e sivjetmė tė Tour de France, pas suspendimit prej njė viti pėr shkak tė dėshtimit nė njė test dopingu nė vitin e kaluar. Kėshtu ka njoftuar Agjencia e Anti-Dopingut nė Luksemburg.

Schleck, i cili kishte dalė i treti mė 2011 nė Tour de France, nė vitin e kaluar rezultoi pozitiv nė testin e bėrė pas etapės sė 13-tė.

Pezullimi i Schleckut nis nga dita qė ai ka dėshtuar nė test, pra nga 14 korriku i vitit tė kaluar. Ēiklistit nga Luksemburgu i lejohet garimi dy javė pasi qė nis gara mė e famshme ēiklistike Tour de France, transmeton KTV-ja.

“Natyrisht, jam i dėshpėruar me vendimin. Mendoj qė suspendimi pėr njė vit ėshtė shumė i ashpėr, duke marrė parasysh faktin qė pa dashje kam konsumuar njė produkt tė ndaluar”, tha Schleck.

Ēiklisti 32-vjeēar mund tė ankohet nė Gjykatėn e Arbitrazhit pėr Sport. Por edhe Unioni Ndėrkombėtar i Ēiklizmit dhe Agjencia Botėrore i Anti-Dopingut mund t’i drejtohen Gjykatės sė Arbitrazhit me kėrkesė pėr dėnim edhe mė tė madh.