“Lufta” e Klasikëve

Publikuar: 30.01.2013 - 15:08

Real Madrid dhe Barcelona do tė ndeshen pėr herė tė katėrt kėtė sezon ndaj njėra-tjetrės. Dy takime nė Superkupėn e Spanjės, njė nė kampionat dhe tashmė vjen gjysmėfinalja e Kupės sė Mbretit mes dy skuadrave mė tė mira tė Spanjės dhe jo vetėm.

222 ndeshje zyrtare - Madrilenėt dhe katalanasit janė ndeshur 222 herė mes tyre me njė bilanc prej 88 fitoresh tė Realit, 87 tė Barcelonės dhe 47 barazime. Nė ndeshjet si e sotmja, ku “Los Blancos” luajnė nė fushėn e tyre, bilanci ėshtė 61-25 (24 barazime) pėr Realin.

30 ndeshje Kupe – Real Madrid dhe Barcelona janė ndeshur 30 herė mes tyre nė Kupėn e Mbretit. Reali ka fituar 10 herė, Barcelona 14 dhe 6 takime janė ndarė nė barazim.

Tė eliminosh Barcelonėn – Qė nga sezoni 2008-2009, Barcelona ka luajtur 34 eliminatore me dy takime (ēerekfinale apo gjysmėfinale: 13 nė Champions, 17 nė Kupė dhe 4 nė Superkupė). Katalanasit i kanė kaluar tė gjitha me sukses pėrveē 4 rasteve: Sevilla (Kupė 2009-2010), Inter (Champions 2009-2010), Chelsea (Champions 2011-2012) dhe Real Madrid (Superkupė 2012). Reali do tė ishte skuadra e parė qė e eliminon dy herė Barcelonėn nė periudhėn e saj mė tė lavdishme qė nisi me ardhjen e Pep Guardiolės.