Alex Ferguson: Titulli është yni

Publikuar: 30.01.2013 - 11:21

Manchester, 30 janar- Sir Alex Ferguson ka paralajmėruar tė gjithė se Manchester United e ka nė dorė titullin e 20-tė tė Premier Leagues.

Ai mendon se United do t`i humb vetėm tre pikė brenda pjesės sė mbetur tė kampionatit, qė tregon se ata nuk do tė mund tė arrihen nga kampionėt dhe rivalėt e tyre Manchester City.

Pas barazimit tė mbrėmshėm tė Manchester Cityt me QPR-nė, tani United ka gjasa qė t`u ikė atyre pėr tetė pikė pasi sonte do tė pėrballen nė “Old Traford” me Southamptonin dhe Ferguson ka bėrė tė ditur se ekipi i tij nuk do tė ketė fatin e njėjtė si e kishte vitin e kaluar, kur City ia mori titullin nė sekondat e fundit.

“Ekipet do tė lėshojnė pikė. Jo vetėm ne. City do tė lėshojė, absolutisht po. Kjo ėshtė e qartė. Chelsea dhe Arsenal do tė humbasin pikė”, ka thėnė skocezi. “Por ekipi ynė do tė humbas vetėm dy apo tre pikė kėshtu qė nuk do ta kemi fatin e njėjtė si sezonin e kaluar”.