Pranohet oferta e Chelseat për Jack Butland

Publikuar: 30.01.2013 - 11:15

Londėr, 30 janar- Birmingham City ka pranuar ofertėn e Chelseat prej 3.5 milionė funteve pėr portierin e talentuar anglez, Jack Butland.

Portieri, 19 vjeē ėshtė kėrkuar nga Chelsea si zėvendėsim i Petr Cech, qė do tė mungojė edhe nė ndeshjen e sotme kundėr Readingut pėr shkak tė njė lėndimi.

Liverpool ka qenė favorit pėr tė transferuar Butland porse ata nuk kanė bėrė ende ndonjė ofertė.

Agjenti i portierit, Gary Mellor ka konfirmuar pėr Thesun se oferta e Chelseat nga ana e Birmingham Cityt ėshtė pranuar.

“Chelsea tani ėshtė duke biseduar pėr kushtet personale me Jack. Nė kėtė moment janė tė vetmit qė kanė dėrguar ofertė pėr tė”, ka thėnė ai.

Everton dhe Fulham gjithashtu kanė qenė tė interesuara pėr portierin, i cili bėri debutimin pėr ekipin kombėtar tė Anglisė vitin e kaluar nė ndeshjen kundėr Italisė.