Michael Jordan, prapë pjesë e NBA-së?

Publikuar: 30.01.2013 - 09:56

Michael Jordan rikthehet nė NBA, pėr herė tė tretė.

Lajmi, vjen nga Carolina e Jugut, edhe pse zyrtarisht edhe mė tutje nuk ėshtė publikuar.

I lindur mė 1963, Jordan thuhet se ėshtė duke menduar t’ia bėjė vetes njė dhurate duke shėnuar ditėlindjen e tij tė 50-tė, tė cilėn do ta festoj me 17 shkurt.

Basketbollisti mė i mirė i tė gjitha kohėrave, dhuratėn mė tė mirė thuhet se e ka rikthimin nė parket pėr njė ndeshje zyrtare nė NBA.

Ai spekulohet se mund ta bėjė kėtė me fanellėn e Charlotte Bobcats, skuadėr e cila aktualisht ėshtė pronė e tij.

Edhe pse tani pėr tani qarkullon vetėm si spekulim, mediet amerikane kanė njoftuar se ish legjenda e Chicago Bulls ka filluar njė program tė stėrvitjeve intensive me ekipin e nė rast tė realizimit do tė ishte rikthimi i tij i tretė nė NBA pas atij mė 1995 me Bulls dhe 2001 te Washington Wizards.