Platini u frikësohet kurdisjeve të ndeshjeve

Publikuar: 23.01.2013 - 15:59

Londėr, 23 janar - Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, insiston se kurdisja e ndeshjeve ėshtė kėrcėnimi mė i madh pėr tė ardhmen e futbollit. Platini po ashtu ka pėrgėzuar mesfushorin e Milanit, Kevin-Prince Boateng, i cili javė mė parė u largua nga fusha nė shenjė proteste pėr fyerjet raciste.

"Nėse shkojmė nė njė ndeshje, tė cilės ia dimė fituesin, do tė ishte vdekje pėr futbollin", tha Platini 57-vjeēar. "Racizmi, dhuna nuk e dėmtojnė vetėm futbollin, por edhe publikun nė tėrėsi. Jemi shumė tė shqetėsuar pėr kurdisjen e ndeshjeve dhe pėr mua, e gjithė kjo situatė ėshtė njė marri e madhe".

Platini, nė intervistėn e tij, ka folur edhe pėr Kampionatin Botėror tė vitit 2022, video teknologjinė dhe rregullat e ferplejit financiar. Megjithatė, ai nuk ka harruar tė urojė ekipin e Milanit qė lėshoi fushėn nė ndeshjen miqėsore kundėr Pro Patrias pėr shkak tė fyerjeve raciste.

"Ishte diēka e mrekullueshme", tha ai. "Mė ka pėlqyer shumė ai gjest i Boatengut dhe ekipit tė Milanit. Madje, personalisht i kam thirrur nė telefon krerėt e Milanit pėr t'i pėrgėzuar pėr reagimin e tyre ndaj racizmit".

Kėto deklarata tė Platinit, vijnė pas paralajmėrimeve tė presidentit tė FIFA-s, Sepp Blatter, qė ekipet mund tė pėrballen me heqjen e pikėve apo me largim nga liga nėse shpallen fajtore pėr diskriminim.

"Nėse klubet dėgjojnė fyerje raciste, atėherė ėshtė ankesa qė dėrgohet me anė tė sistemit publik dhe ndeshja ndalet pėr njė minutė", tha ai. "Nėse fyerjet vazhdojnė, atėherė ndeshja shtyhet pėr dy minuta dhe bėhet paralajmėrimi i fundit. Nėse ndodh pėr herė tė tretė, arbitri e anulon ndeshjen, pasi ai ėshtė shefi".

Platini qė ėshtė nė krye tė UEFA-s, prej vitit 2007, insiston se do tė luftojė nė tė gjitha mėnyrat qė Botėrori i vitit 2022 nė Katar tė mbahet gjatė dimrit dhe jo nė verė. Kėtė qėndrim Platini ka kohė qė e ka shpalosur, por deri mė tani nuk ėshtė pėrkrahur shumė. Ai thotė se ka frikė qė lojtarėt mund tė kenė telashe pėr ta pėrballuar nxehtėsinė gjatė botėrorit nėse mbahet nė verė, meqė gjatė kėsaj periudhe nė Katar temperaturat janė shumė tė larta.

"Gjatė verės nė Katar, temperaturat arrijnė deri nė 50 gradė. Dhe nėse nuk ndryshojmė datat, atėherė do tė ketė shtete qė kurrė nuk do ta fitojnė tė drejtėn pėr tė organizuar Botėrorin", shtoi Platini. "Unė kam qėndrimin tim dhe do tė luftoj pėr ta realizuar. Botėrori nė Katar duhet tė luhet nė dimėr pėr tė mirėn e lojtarėve".

E sa pėr videoteknologjisė, Platini ka thėnė se nė vend qė tė shpenzohen para tė majme nė kėto pajisje, do tė ishte mė mirė qė fondet tė pėrdoren pėr tė investuar nė futbollin e vendeve qė kanė nevojė. FIFA ka filluar pėrdorimin e kėsaj teknologjie pėr t'i shmangur kritikat kur gabojnė arbitrat.