Paga vjetore e Guardiolës në Bayern, 17 milionë euro

Publikuar: 17.01.2013 - 22:22

Madrid, 17 janar – Ish trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola ka zyrtarizuar marrėveshjen qė nga edicioni i ardhshėm tė marrė drejtimin e skuadrės bavareze, mirėpo paga e tij mbeti sekret. Sipas agjencisė spanjolle tė lajmeve EFE, ai do tė jetė trajneri mė i paguar nė botė, pasi do tė marrė 17 milionė euro nė vit.

Nė kėtė mėnyrė Guardiola do t’ia kalojė pėr gati 2 milionė euro trajnerit momentalisht mė tė paguar nė botė, Jose Mourinhos sė Real Madridit.

Trajneri i tretė mė i paguar nė botė ėshtė eksperti italian Carlo Ancelotti, i cili nė PSG tė Parisit paguhet 13.5 milionė euro nė vit, derisa kopatrioti i tij Marcello Lippi nė skuadrėn kineze Guangzhu ka pagė vjetore prej 10 milionė eurove.

Pas tyre, vijnė Alex Ferguson nė manchester City me 9.4 milionė, Arsen Wenger nė Arsenal me 9.3 dhe Guus Hiddink nė Anzhi me 8.3 milionė euro.