Loic Remi i bashkohet QPR-së

Publikuar: 16.01.2013 - 19:40

Londėr, 16 janar – Internacionalisti francez dhe lojtari i deritashėm i ekipit francez Marseille, Loic Remi i ėshtė bashkuar ekipit anglez, Queens Park Rangers, duke nėnshkruar kontratė katėrvjeēare me ekipin qė po lufton pėr tė mbetur nė elitėn e futbollit anglez.

Ndonėse nuk ėshtė publikuar shuma e transferim, mediet britanike shkruajnė se angazhimi i francezit 26-vjeēar ėshtė paguar 9.6 milionė euro.

Mė herėt pėr kėtė lojtar pėrflitej se do tė kalojė nė Nwcastle, por Remi tha se nga kjo ide e ka larguar menaxheri i QPR-sė, Harry Redknap dhe presidenti i klubit Tony Fernandes.

“REdknap e ka luajtur rolin kryesor nė kalimin tim nė QPR”, tha Remi, i cili do tė mund tė debutonte pėr QPR-nė qysh tė shtunėn nė ndeshjen kundėr West Hamit.

Pėr kombėtaren e Francės Remi ka luajtur nė 17 takime, duke shėnuar katėr gola, por pėr arsye tė lėndimit ai nuk mundi tė luajė nė Evropianin 2012.

Remi ėshtė pėrforcimi i dytė i QPR-sė nė kėtė afat kalimtar dimėror, pas kalimit tė lojtarit defansiv izraelitit Ben Haim.