Zbatimi i rregullës 25 sekonda godet Nadalin e Gjokoviqin

Publikuar: 05.01.2013 - 15:13

Shoqata e tenistėve profesionistė (ATP) iu mundėsoi arbitrave qė mė lehtė t’iu tėrheqin vėrejtjen dhe t’i dėnojnė lojtarėt tė cilėve u duhet shumė kohė pėr t’iu pėrgatitur pėr shėrbim, gjė qė do tė mund tė godiste mė sė shumti tenistin serb Novak Gjokoviq dhe atė spanjoll Rafael Nadal.

Shumė tenistė me rastin e shėrbimit (servisit) shfrytėzojnė mė shumė se 25 sekondat e lejuara dhe kjo ka qenė arsyeja qė krerėt e ATP-sė kanė vendosur qė t’iu mundėsohet arbitrave qė tė zbatojnė rregullėn e 25 sekondave pėr tė eliminuar pauzat e gjata ndėrmjet shėrbimeve dhe poenėve. Kėto rekomandime do tė zbatohen qė nė turneun e Dohas dhe atė tė Brisbane nė Australi.

“Nė fakt, kjo ėshtė e njėjta gjė, rregulla e vjetėr prej 25 sekondave, por referėve iu emi dhėnė mundėsinė ta zbatojnė atė rregull. Gjatė javės sė parė nėpėr turne kemi ndihmuar dhe kėshilluar tenistėt, duke iu thėnė qė duhet tė pėshshpejtojnė pėrgatitjet, por edhe iu kemi tėrhequr vėrejtjen se do tė dėnohen nėse e shkelin atė rregull” deklaroi njė nga krerėt e ATP-sė.

Nė turneun e Dohas deri tė premten, arbitrit kanė bėrė vėrejtje dhe kanė dėnuar 36 herė tenistėt shkaku i thyerjes sė rregullės, e shumė herė ka ndodhur kėshtu edhe nė turneun nė  Brisbane.