Wenger: Japonia më shumë talente se Franca

Publikuar: 05.01.2013 - 12:51

Tokio, 5 janar - Duke parė se "pusi" i talenteve nė Francė po shteret, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger tash ka identifikuar Japoninė si njė treg tė ri ku mund tė gjejė lojtarė pėr skuadrėn e tij tė Premier Leagues sė Anglisė nė futboll.

Francezi ka reputacion pėr blerjen e lojtarėve si Nicolas Anelka, Robert Pires e Emmanuel Petit nga klubet nė vendlindjen e tij dhe ngritjen e tyre nė lojtarė tė klasit botėror. Por Wenger, nė stinorin e tij tė 17-tė te Arsenali, ka pasur vėshtirėsi tė pėrsėriste sukseset e tij nė blerje tė lojtarėve. Arsenali trofeun e fundit e ka fituar nė vitin 2005, FA Cup tė Anglisė.

Sulmuesi maroken, Marouane Chamakh do tė kalojė te West Hami pasi ėshtė kthyer nė dėshtim te Arsenali qė nga transferimi i tij nga Bordeaux, nė vitin 2010, ndėrsa edhe mbrojtėsi francez Sebastian Squillaci pritet tė largohet.

"Gara ėshtė e madhe nė frontin e skautimit. Vendi ku ishim vėrtet shumė konkurrent, ishte Franca. Por Franca tash po nxjerr mė pak lojtarė se qė kishte nxjerrė 10, 15 vjet mė parė", ka thėnė Wenger pėr agjencinė britanike tė lajmeve Reuters.

"Vendet e reja qė po prodhojnė lojtarė janė Gjermania e Spanja, qė kanė shumė lojtarė tė mirė tė rinj. Ata kanė marrė kėtė front. Ne po mundohemi tė shikojmė vende tė tjera pėr lojtarė. Nė Angli je pak i limituar. Unė vlerėsoj se njė market i ri qė ėshtė mjaft interesant dhe konkurrent ėshtė tregu japonez. Vetėm shikoni numrin e lojtarėve japonezė qė luajnė tash pėr shembull nė Gjermani".

Japonia qė ėshtė kampione e Azisė kishte mposhtur Francėn nė njė miqėsore nė tetor me rezultatin 1:0. Nėntė nga 24 anėtarėt e skuadrės qė grumbullohet rregullisht, luajnė nė Gjermani.

Japonia ka edhe yje tė tjera si Keisuke Honda i CSKA Moskės, Yuto Nagatomo i Interit dhe Shinji Kagawa i Manchester Unitedit.

Wenger kishte drejtuar skuadrėn e J-Leagues sė Japonisė, Nagoya Grampus Eight para se tė kalonte te Arsenali, nė vitin 1996, mirėpo ai nuk ka pasur aq shumė sukses nė transferimin e lojtarėve aziatikė.

Ish-mesfushori Junichi Inamoto bėri vetėm pak paraqitje nė njė stinor sa luajti te Arsenali para se tė transferohej te Fulhami, ndėrsa mesfushori Ryo Miyaichi qė ka kontratė me Arsenalin aktualisht po luan pėr Wigan Athleticun.

Wenger thotė se kėrkesat pėr lojtarėt qė ishin pak tė njohur nė Angli para se t'i bashkoheshin njė skuadre angleze, janė vėrtet tė mėdha.

"Ėshtė shumė e vėshtirė pasi niveli i pritshmėrisė ėshtė shumė i lartė. Njerėzit duan tė shohin njė Lionel Messi. Nuk duan tė shohin njė lojtar qė premton nė tė ardhmen. Sė pari emri jep shpresė. Kur njė lojtar qė marrim nuk ėshtė i njohur, atėherė njerėzit janė pak skeptik. Kėshtu qė ėshtė dukshėm mė e vėshtirė pėr ne", ka thėnė Wenger.

Arsenali zė pozitėn e gjashtė nė Premier League, ndėrsa tė martėn barazoi 1:1 me Southamptonin. Mbrojtjen e Southamptonit e udhėhiqte reprezentuesi i Japonisė, Maya Yoshida.