Chelsea ia gërditi futbollin Aston Villës

Publikuar: 23.12.2012 - 21:25

Londėr, 23 dhjetor – Nė Stamford Bridge tė dielėn Chelsea e nokautoi ekipin Aston Villa nga Birminghami me rezultat katastrofal 8:0. si duket trajneri i ri i londinezėve, Rafa Benitez ka filluar t’i rregullojė gjėrat nė radhėt e skuadrės sė tij.

Qysh nė pjesėn e parė lojtarėt e Chelseat shėnuan tre gola, kurse futbollistėt e Aston Villės ishin tė pafuqishėm pėr tė penguar katastrofėn deri nė fund tė takimit, pasi nė vazhdim u shėnuan edhe pesė gola tė tjerė, ndėrkohė qė u huq edhe njė penallti nga lojtari i ri i ekipit londinez, Piazon. Golat pėr Chelsean i shėnuan Torres, Luiz, Ivanoviq, Lampard, Ramires (dy gola), Oscar (nga penalltia) dhe E. Hazard. 

Njė xhiro para pėrfundimit tė pjesės vjeshtore tė kampionatit anglez, nė tabelė pas 18 xhirove prin Manchester United me 43 pikė, para rivalit lokal Man. City me 39 dhe Chelseat me 32 pikė. Nė pozitat katėr, pesė e gjashtė janė Arsenali, Evertoni dhe Tottenhami, me nga 30 pikė, kurse Liverpooli tashmė ka arritur nė pozitėn e nėntė nė tabelė, me 25 pikė tė tubuara.