Ferrari preferon Vettelin para Hamiltonit

Publikuar: 22.12.2012 - 22:40

Milano, 22 dhjetor - Skuderia e Formula 1, Ferrari, preferon pilotin gjerman Sebastian Vettel para atij britanik Lewis Hamilton. Presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo, thotė se zgjidhja e tij e parė pėr ta zėvendėsuar Fernando Alonson ėshtė Vettel, i cili ka fituar tri herė rresht titullin nė Formula 1. Ai nuk e preferon aspak Hamiltonin, nėse njė ditė merr vendim pėr tė marrė njė pilot tė ri.

Vettel, i cili ėshtė pjesė e skuderisė Red Bull, kohėt e fundit vazhdimisht ka qenė i lidhur me njė kalim eventual te Ferrari. Madje, mė herėt ėshtė spekuluar se Vettel, 25-vjeēar, ka firmosur parakontratė me Ferrarin pėr t'iu bashkuar nė vitin 2014.

"Nėse Alonso pėr ndonjė arsye vendos tė largohet, atėherė e dua Vettelin. Sebastian Vettel ėshtė piloti potencial i Ferrarit pėr tė ardhmen", u shpreh Montezemolo. "Vettelin e preferoj para Hamiltonit".

Britaniku Hamilton me tė pėrfunduar edicioni 2012 ėshtė larguar nga skuderia e McLarenit dhe tash e tutje do tė jetė pilot i Mercedesit, duke e zėvendėsuar Michael Schumacherin e pensionuar. Mirėpo Vettel ėshtė rekomanduar edhe nga Schumacheri, i cili me bolidin e Ferrarit ka fituar pesė herė rresht titullin e kampionit. Schumacher ėshtė kampion i shtatėfishtė nė Formula 1.

"Kemi shumė rekomandime pėr Vettelin, por tash pėr tash nuk ka asgjė. Vettel ka dėshirė pėr fitore, por nuk ėshtė arrogant dhe pėr kėtė arsye ėshtė i pėrkryer pėr skuderinė tonė", tha Montezemolo.

Montezemolo insiston se Alonso, Vettel dhe Hamilton kanė qenė njė nivel mė lart se pilotėt tjerė nė edicionin 2012 nė Formula 1. Megjithatė, Montezemolo ėshtė i bindur se Alonso ishte mė i miri nga tė gjithė, ndonėse nuk arriti ta fitojė titullin e kampionit. Ai pėrfundoi i dyti pas Vettelit, kurse Hamilton u pajtua me pozitėn e tretė nė renditjen e pėrgjithshme.

"Jam shumė i kėnaqur me Alonson. Ai ėshtė mė shumė se njė pilot, ėshtė figura mė e rėndėsishme e Ferrarit. Ai pėrshtatet shumė mirė nė mėnyrėn se si punon skuderia", deklaroi Montezemolo. "Alonso ėshtė shumė inteligjent dhe pėr kėtė arsye ka qenė piloti mė i mirė nė vitin 2012 nė Formula 1".

Alonso 31-vjeēar ka kontratė me Ferrarin deri nė fund tė vitit 2016.

 

Cimi22.12.2012/23:16

Si duket Montezemolo e paska Harruar Kimin, sepse renditja Tabelare në fund të sezonit duket kështu.
1 Sebastian Vettel 281 Pik
2 Fernando Alonso 278 Pik
3 Kimi Räikkönen 207 Pik
Mandej vjen Hamilton