Për Cleverlyn, Krasniqi është kundërshtar i mirë

Publikuar: 22.12.2012 - 22:32

Londėr, 22 dhjetor - Boksieri uellsian Nathan Cleverly e vlerėson si boksier mjaft entuziast kosovarin Haxhi (Robin) Krasniqi dhe pret qė pėrballja me tė tė jetė mjaft interesante. Uellsiani 25-vjeēar do tė mbrojė titullin e botės tė versionit WBO nė peshėn gjysmė tė rėndė mė 16 mars nė Britani tė Madhe, kundėr Krasniqit.

"Krasniqi ėshtė njė boksier i uritur me bilanc tė mirė. Ai ėshtė entuziast kėshtu qė mendoj se do tė jetė njė luftė mjaft e mirė", ka thėnė Cleverly, pėrcjell "BBC".

Stafi i Cleverly ka fituar tė drejtėn pėr organizimin e luftės pasi ka ofruar 500 mijė dollarė, pėr dallim me rreth 432 mijė sa kishte ofruar kampi i Krasniqit. Cleverly shpreson qė pėrballja tė mbahet nė vendlindjen e tij nė Uells, mė saktėsisht nė kryeqendėr Cardiff. "Atmosfera e luftės sime tė fundit nė Cardiff ishte fenomenale dhe shpresoj tė pėrsėritet ajo atmosferė. Uellsi mė 16 mars nė ragbi po ashtu do tė pėrballet me Anglinė, kėshtu qė do tė jetė njė ditė e madhe nėse zhvillojė edhe meēin atje. Shpresojė tė kemi luftėn nė Cardiff, por nėse nuk ėshtė e mundur atėherė do tė mbahet nė Londėr. Po presim vendimin pėr kėtė. Jam mjaft i befasuar qė ėshtė siguruar organizimi i luftės nė Britani. Do tė ishte fenomenale tė boksoja nė Uells, por nėse nuk gjejmė arenė tė pėrshtatshme atėherė do tė mbajmė meēin diku tjetėr", ka thėnė Cleverly. "Njė ėshtė e sigurt se mė duhet gjithsesi tė fitoj, nėse dua tė kem luftėra tė mėdha nė vitin 2013".

Cleverly nė ringun profesionist ka shėnuar 25 fitore nga po aq meēe, 12 me nokaut. Krasniqi ndėrkohė ka 39 fitore (15 KO) e dy humbje. 25-vjeēari jeton nė Gjermani dhe ėshtė shqiptari i tretė qė lufton pėr titull bote nė versionet e mėdha tė boksit profesionist pas Luan Krasniqit e Shpend Abazit.