Fitoret e Barcelonës, La Ligan po e bëjnë të mërzitshme

Publikuar: 17.12.2012 - 22:22

Madrid, 17 dhjetor – Goli i Falcaos nė minutėn e 31 tė derbit Barcelona-Atletiko Madrid krijoi pėrshtypjen e humbjes sė parė nė kampionat pėr katalonasit. Kjo e mbėshtetur mė fort edhe nga fakti qė blaugranat nuk kishin goditur asnjėherė portėn e “Colchoneros” deri nė minutėn e 36. Gjuajtja e parė dhe Adriano barazon me njė supergol, pėr t’i hapur rrugėn fitores fantastike tė Barcelonės ndaj rivales sė saj pėr titull. Nė pėrfundim tė sfidės trajneri i madrilenėve Diego Pablo Simeone pranoi superioritetin e Barcelonės, duke theksuar se titulli ėshtė ēėshtje e mbyllur.

“Provuam me tė gjitha mėnyrat pėr t’i ndalur. Nė tentativėn e parė ata shėnuan duke barazuar. Nė golin e dytė njėri prej tyre ishte nė vendin e duhur. Deri nė atė moment Barcelona dominonte me mbajtjen e topit, ne kishim krijuar mė shumė raste por rezultati ishte 2-1. Ndeshja u vendos nga kėto episode. Barcelona ėshtė njė ekip i fortė dhe ne u munduam tė luftonim me armėt tona mė tė mira. Por katalanasit janė tė njė planeti tjetėr dhe mund tė them qė kampionati tani ėshtė bėrė i mėrzitshėm”.

Me kėtė humbje Atletiko e Madridit jo vetėm qė humbi teren me Barcelonėn kryesuese por lejoi dhe Realin e Madridit tė afrohet, pasi diferenca me kushėrinjtė shkon nė 4 pikė, teksa lufta pėr vendin e dytė mendohet tė dhurojė njė derbi tė nxehtė.