E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Realit në një vend

Publikuar: 06.12.2012 - 09:08

Madrid, 6 dhjetor - Ricardo Kaka, Luka Modriq dhe debutuesi Jose Rodriguez kanė paraqitur tė martėn njė fytyrė tė sė kaluarės, tė tashmes dhe tė ardhmes tė mesfushės sė Real Madridit. Tė tre kanė magjepsur "Santiago Bernabeun" tė martėn nė fitoren ndaj Ajaxit nė Ligėn e Kampionėve. Trajneri i Realit, Jose Mourinho, ka aktivizuar njė skuadėr mė tė dobėsuar pėr ndeshjen e xhiros sė fundit tė Grupit D kundėr Ajaxit, pasi qė Reali e kishte siguruar kalimin nė fazėn nokaut. Edhe me atė skuadėr tė "dorės sė dytė", Reali arriti tė triumfonte bindshėm me rezultatin 4:1.

Kaka ka shėnuar golin e ndeshjes me njė gjuajtje tė bukur nga afro 20 metra distancė, ndėrsa ky gol i pėlqeu edhe trajnerit Jose Mourinho qė e aplaudonte (mė gjerėsisht sot nė “Koha Ditore”).